Kjo është pasuria e deputetes Duda Balje

Aktuale

Kjo është pasuria e deputetes Duda Balje

Më: 16 qershor 2019 Në ora: 17:04
Duda Balje

Deputetja e grupit parlamentar 6+, Duda Balje, ka deklaruar pasurinë në Agjencinë kundër Korrupsionit.

Sipas deklarimit, në fund të këtij viti ajo, do të përfundoj kredinë prej 10 mijë e 160 euro. Përkundër zyrtarëve të tjerë, Balje nuk ka bërë të ditur arsyen e marrjes së kredisë, në deklarimin e pasurisë.

Balje në emër të bashkëshortit ka deklaruar një shtëpi në vlerë 150 mijë eurosh dhe dy lokale njëri në vlerë 200 mijë euro e tjetri 80 mijë.

Ndërsa ajo është pronare e një banese në vlerë prej 80 mijë eurosh.

Në bankë, deputetja Duda Balje, ka 6 mijë euro kurse bashkëshortit i saj 25 mijë euro.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat