Anëtari i Këshillit të LDK-së bën thirrje të anulohen të gjitha kuvendet ku ka parregullsi

Aktuale

Anëtari i Këshillit të LDK-së bën thirrje të anulohen të gjitha kuvendet ku ka parregullsi

Më: 16 qershor 2019 Në ora: 18:50
Fadil Berjani

Prej kur ka nisur procesi i brendshëm zgjedhor në LDK, dhuna nuk ka munguar, pasi anëtarë të kësaj partie kanë zgjedhur që pakënaqësitë t’i shprehin në këtë mënyrë.

Anëtari i Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, Fadil Berjani ka kërkuar që të anulohen të gjitha kuvendet e kësaj partie ku ka parregullsi.

Berjani ka thënë se është duke u bërë një fushatë e egër kundër zgjedhjeve në LDK, përcjell lajmi.net.

Sipas tij, shumë të zgjedhur e kanë shfrytëzuar këtë parti për t’u punësuar dhe përfituar.

“LDK duhet ta ketë një data bazë të anëtarësisë e jo brenda natës të anëtarësohen dhe të kenë pozita të pamerituara. Ka shumë persona që nuk i meritojnë këto pozita që i kanë në LDK. Në zgjedhje kanë humb në mahallë të vetë, ndërsa postet e pamerituara po i mbajnë në LDK. Lus anëtarësinë që të vetdijësohet dhe të vazhdojë ky proces si i ka hije. Të zgjedhen të merituarit, jo hajnat dhe të korruptuarit që janë duke bërë fushatë kundër LDK-së”, ka thënë Berjani në reagimin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat