5 raste dhune brenda strukturave të LDK-së: A duhet të mbahen nën masat e sigurisë? - Bota Sot
5 raste dhune brenda strukturave të LDK-së: A duhet të mbahen nën masat e sigurisë?

Aktuale

5 raste dhune brenda strukturave të LDK-së: A duhet të mbahen nën masat e sigurisë?

Më: 16 qershor 2019 Në ora: 19:38
Pamje nga vendi i ngjarjes

Lidhja Demokratike e Kosovës, aktualisht po zhvillon procesin e brendshëm zgjedhor. Por gjatë këtij procesi po ndodhin përleshje të cilat tashmë kanë marrë përmasa shqetësuese. E në këto tubime zgjedhore po kurset dajaku çdo ditë.

Për më pak së dy javë në degë e nëndegë të LDK’së kanë ndodhur 5 përleshje me grushte e me karrige.

Përleshjet në këtë parti kanë filluar me degën e LDK’së në Mitrovicë e kanë vazhduar deri të kjo e ditë së sotme në të cilën u përdoren edhe karriget.

Nga kjo rrahje që ndodhi në nëndegën e LDK’së në Mat, janë arrestuar 3 persona, ndërsa pas dajakut kryesia ka zgjedhur kryetarin dhe nënkryetarin e kësaj nëndege.

Më poshtë janë përmbledhur përleshjet e LDK’së:

Përleshje edhe në Ferizaj e Mitrovicë

Më 29 maj, gjatë tubimit të Lidhjes Demokratike të Kosovës në fshatin Koshare të komunës së Ferizajt, ka ndodhur një përleshje.

Rasti ishte konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës, të cilët kishin bërë të ditur se nga përleshjet kishte mbetur i lënduar një person.

“Policia ka arrestuar katër persona, dyshohet se mund të ketë edhe persona tjerë. Është njoftuar prokurori kujdestar, dhe në bazë të urdhrit jemi duke vazhduar hetimet”, thonin nga Policia.

Ndërsa, më 19 maj përleshje në një tubim zgjedhor të LDK’së kishte ndodhur në Mitrovicë.

Mësohet se përleshja ka ndodhur si shkak i pakënaqësive ndërmjet delegatëve të kësaj dege, për shkak të zgjedhjes së kryetarit të ri.

Në videot e publikuara në rrjete sociale, shihej se në atë tubim kishte qenë edhe shefi i deputetëve të partisë, Avdullah Hoti, por ky i fundit e kishte mohuar.

Përleshja fizike brenda LDK-së kishin filluar vite më parë ku zgjedhjet e brendshme të kësaj partie kishin përfunduar në rrahje me karrige. Pas asaj përleshje, LDK ishte ndarë duke u krijuar partia e re në krye me Nexhat Dacin e quajtur Lidhja Demokratike e Dardanisë (LDD).

Përplasje në Prishtinë mes përkrahësve të Arban Abrashit e Hazir Borovcit

Në Degën e LDK’së në Prishtinë, te ‘Mati 1’ të enjten janë përleshur përkrahësit e deputetit Arban Abrashi dhe Hazir Borovcit, i cili shquhet për ‘komunikimin në varr’ me ish-kryetarin e kësaj partie, presidentin e ndjerë, Ibrahim Rugova.

Kryetar i nëndegës së tretë të LDK-së në lagjen “Mati 1” në Prishtinë është rizgjedhur Avdi Pireva. Megjithatë Pireva, mbështetës i Hazir Borovcit akuzon Arban Abrashin se në LDK po shfaqet me bandë. Ai thotë se skena të ngjashme sikur dy ditët e fundit janë çdoherë kur nuk anojnë për Hazir Borovcin.

Por, Fatos Azemi po pretendon se kishte qenë kundërkandidat i Pirevës dhe se nuk ishte lejuar të futet në kuvend.

Ai po thotë se Pireva si pjesë ekipit të Hazir Borovcit ka mbajtur kuvendin zgjedhor pa njoftuar askënd.

“Nuk ekzistojnë banda në LDK. Thjesht, dikush po besoj që është frikësuar nga numrat e mi si kundërkandidat. Qëllimi im, dhe besoj i të gjithë kundërkandidatëve, duhet të jetë masivizimi i LDK-së, përkatësisht Degës së 3-të në këtë rast”.

“Ekipi i Hazirit (Brozovcit) nuk e ka njoftuar askënd. Madje, shumica nga kryesia e nëndegës Mati 1 nuk kanë pasur informata për kuvendin e djeshëm”, ka thënë ai.

Po ashtu gjatë javës së kaluar u raportua edhe për përleshjen e radhës në Kodrën e Trimave, e cila rezultoi me arrestimin e disa personave.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...