Grushtat e karriget në LDK, flet Fatmir Sejdiu - Bota Sot
Grushtat e karriget në LDK, flet Fatmir Sejdiu

Aktuale

Grushtat e karriget në LDK, flet Fatmir Sejdiu

Më: 16 qershor 2019 Në ora: 20:52
Fatmir Sejdiu

Ish-kryetari i LDK-së, Fatmir Sejdiu ka folur për rrahjet e vazhdueshme që po ndodhin në Degët e kësaj partie, ku sot në Degën e III-të të Prishtinës që njihet edhe si Dega e Presidentit Rugova u përsëritën skenat me karrige si në vitin 2006.

Sejdiu në një deklaratë ekskluzive për Reporteri.net ka thënë se incidentet e tilla janë të papranueshme, por shton se ato ndodhin edhe si pasojë e mos organizimit të mirë të procesit zgjedhor.

“Një logjikë e tillë është e papranueshme. Është tepër e nevojshme të respektohet tradita e mirë e LDK-së në proceset zgjedhore. Ka nevojë për organizim më të mirë absolutisht. Mund të ketë grupe të caktuara të interesit në një formë apo tjetrën të ndërtojnë tensione dhe kjo është e papranueshme”, ka deklaruar Sejdiu.

Ai thotë se në mjedise të caktuara ka edhe improvizime të proceseve zgjedhore, çka shton se kjo fare nuk i bën mire LDK-së.

“Në mjedise të caktuara ka edhe improvizime vet të procesve zgjedhore dhe proceset e tilla nuk kanë qenë asnjëherë të LDK-së. Kjo është e dëmshme për zhvillimin e saj, për demokracinë e LDK-së, dhe projektin politik që ajo ka”, thotë Sejdiu.

Ai thotë nuk ka informacioni për përplasjet që po ndodhin, por nuk e mohon që persona të caktuar që nuk janë pjesë e LDK-së të tentojnë të përfshihen në këtë proces.

“Nuk kam informacione se si kanë ndodhë përplasjet, por një gjëe di, edhe sipas raportimeve se në tubimet e LDK-së vërehet që ka pjesëmarrje edhe të atyre që nuk janë anëtarësi ose simpatizantë të saj dhe kjo nuk është në rregull”, thotë Sejdiu.

Kujtojmë se sot u publikua një video ku tregon se si kërsitën grushtet në LDK-në e  Koshares të Ferizajt. 

Ndërsa, po sot përveç grushteve, kërsiti edhe karrigeja në tubimin zgjedhor të kësaj partie në Degën e III-të të LDK-së në Prishtinë që njihet edhe si Dega e Presidentit Rugova.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...