Grabovci dikur “shef i shefave”, por tani para tij ulet edhe Eliza Hoxha

Aktuale

Grabovci dikur “shef i shefave”, por tani para tij ulet edhe Eliza Hoxha

Më: 17 qershor 2019 Në ora: 00:22
Pamje nga vendi i ngjarjes

Partia Demokratike e Kosovës mbajti të dielën Konventën e 9- të të jashtëzakonshme ku Kadri Veseli u rizgjodh edhe për një mandat kryetar.

Pasi përfundimit të kësaj Konvente deputetë të caktuar të PDK-së përmes postimeve në Facebook uruan Veselin për marrjen e mandatit të dytë dhe vlerësuan lartë mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.

Në videon dhe fotografitë e postuara në rrjetet sociale nga PDK, disa figura, sidomos ato që ishin në rend të parë shihen duke buzëqeshur.

Por nëse shikohet se kush ishte ulur këtë të diele në rendin e parë dhe kush në kohën kur Thaçi drejtonte partinë mund të thuhet se ka një ndryshim të madh.

Të gjithë sot mund të kenë qenë të buzëqeshur por jo edhe ‘shefi i shefave’ të kësaj partie. Fjala është për ish-kryetarin e Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci.

Arsyeja është se ai më nuk ka vend në rreshtin e parë ku ulen figurat kyçe të partisë.

Image

Në Konventën e 9-të atij i është bërë vend në rreshtin e dytë, pranë ish deputetit Latif Gashi, deputetit aktual Bekim Haxhiut-Kamishit e ish-ministrit Ferat Shala.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat