Sali Rexhaj i drejtohet Muharrem Nitajt: Ku e ke lënë librezën e Lidhjes Komuniste?

Aktuale

Sali Rexhaj i drejtohet Muharrem Nitajt: Ku e ke lënë librezën e Lidhjes Komuniste?

Nga: N.Sh Më: 17 qershor 2019 Në ora: 08:57
Sali Rexhaj dhe Muharrem Nitaj

Veprimtari dhe ish-anëtari i Kryesisë së Partisë Parlamentare, Sali Rexhaj përmes një postimi në Facebook, ka pyetur Muharrem Nitajn e AAK-së se ku e ke lënë librezën e Lidhjes Komuniste.

Kjo pyetje Nitajt i vjen nga Rexhaj, pasi ai kishte deklaruar se në AAK nuk rrahën si në LDK.

Megjithatë, Rexhaj thekson se, në AAK dajak shpërndanë vetëm Ramush Haradinaj.

“M... Nitaj paska deklaruar se në AAK nuk rrahën si në LDK, edhe pse kanë mospajtime.

Por M... e din mirë se Ramushi fiton pa kunderkandidat dhe me 100% të votave. Askush nuk voton kundër as nuk abstenon. Ka rrahje edhe mirë në AAK, po dajak shpërndanë vetëm Ramushi.

Muharrem, trego më në fund se ku e ke lënë librezën e Lidhjes Komuniste”, shkruan Rexhaj transmeton gazeta “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat