Vjen paralajmërimi: Samiti i Parisit do ta rrezikojë territorin e Kosovës, ja çfarë do të ndodhë me kishat dhe xhamiat

Aktuale

Vjen paralajmërimi: Samiti i Parisit do ta rrezikojë territorin e Kosovës, ja çfarë do të ndodhë me kishat dhe xhamiat

Nga: A.Zh Më: 17 qershor 2019 Në ora: 09:57
Liderët në Samitin e Berlinit, foto arkiv

Njohësi i çështjeve politike në Kosovë Arbër Gashi, ka thënë se Samiti i Parisit që do të mbahet më 1 korrik, do ta rrezikojë integritetin territorial dhe sovranitetin shtetëror.

Ai ka thënë se aty do të diskutohet për ndarjen e Kosovës dhe do t’iu ofrohet eksterritorialitet i garantuar ndërkombëtar kishave të uzurpuara nga serbët dhe xhamiave të ndërtuara nga turqit, përcjell Bota sot.

Gashi ka thënë se shqiptarët e Dardanisë, përmes heshtjes dhe mungesës së protestave kombëtare, po rrezikojnë që ky Samit, t’i shpallë të huaj në tokën e vet.

Postimi i plotë i Arbër Gashit:

Konferenca e Parisit do t'a rrezikojë seriozisht integritetin territorial dhe sovranitetin shtetëror. Aty do të diskutohet për ndarjen e territorit të Dardanisë, si dhe do ju ofrohet eksterritorialitet i garantuar ndërkombëtar kishave të uzurpueme nga serbët dhe xhamijave të ndërtuara nga turqit. Përmes heshtjes dhe mungesës së protestave kombëtare, Shqiptarët e Dardanisë po rrezikojnë që konferenca e Parisit ti shpallë të huaj në tokën e vet, si dhe t'ua ndalojë atyre qarkullimin e lirë në zonat e rezervueme për çetat ushtarake të okupatorëve (të kamufluar në fillim si prifta serb dhe hoxhallar turq). Mjafton ti hedhni një sy Sanxhakut, për ta parë se çka i pret në një të ardhme shumë të afërt pasardhësit tanë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat