Kryesia e LDK-së merr vendim për Arban Abrashin dhe Hazir Borovcin

Aktuale

Kryesia e LDK-së merr vendim për Arban Abrashin dhe Hazir Borovcin

Nga: D.RR Më: 17 qershor 2019 Në ora: 12:32
LDK

(E plotësuar) - Kryesia e LDK-së merr vendim për Degën III në Prishtinë

Në mbledhjen e sotme të Kryesisë së LDK-së, të udhëhequr nga kryetari Mustafa, mes tjerash, u analizua edhe situata e krijuar në disa degë të LDK-së gjatë procesit zgjedhor. Theks i veçantë i është kushtuar zhvillimeve të fundit në Degën III në Prishtinë, me ç’rast Kryesia rithekson se sjelljet e dhunshme dhe pamjet e tilla janë mënyra dhe metoda të papranueshme për LDK-në.

Duke analizuar situatën e krijuar, Kryesia e LDK-së morri vendim që z. Hazir Borovci dhe z. Arban Abrashi, të përmendur në teren për kryetar të Degës III në Prishtinë, të tërhiqen nga gara për kryetar të Degës, me qëllim që t’i kthehet normaliteti procesit të zgjedhjeve brenda LDK-së. Me pjesën e mbetur të procesit zgjedhor në Degën III do të udhëheqë Kryesia Qendrore e LDK-së.

***

Sot në mbledhjen e e kryesisë së LDK-së është marrur vendim nga kryetari i kësaj partia Isa Mustafa që të tërheqen nga gara Arban Abrashi dhe Hazir Borovci për kryetar të degës së tretë ne Prishtinë.

Ky vendim sipas zëdhënsit të partisë Besian Mustafa është ardhur si pasojë e përleshjeve të fundit që kanë ndodhur në parti.

***

Sot është mbajtur një mbledhje urgjente e Kryesisë së LDK-së, pas incidentit të djeshëm në nëndegën e kësaj partie në Mat.

Mbledhja ka filluar në ora 13:00 ndërsa ka përfunduar pas dy orësh, por mediat nuk kanë qenë të lejuara brenda.

Sidoqoftë, gazetarët janë ende në pritje të anëtarëve të kryesisë që të marrin informacione se çfarë është diskutuar brenda mbledhjes. 

Image

***

Ka filluar mbledhja e kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, pas incidenteve që ndodhën në disa degë e që eskaluan edhe me dhunë.

Në një mbledhje urgjente, të ftuar nga kreu i partisë Isa Mustafa, pa praninë e mediave po diskutohet për ngjarjet e fundit, që kanë ndodhur në kuadër të procesit të brendshëm zgjedhor që po mbahet tash e sa kohë.

Temë janë zhvillimet e fundit, si dhe incidentet si ai që ndodhi dje.

Ndryshe, LDK që tashmë është në proces të brendshëm zgjedhor tash e një kohë ka paralajmëruar mocion për rrëzim të Qeverisë aktuale.

Nuk është bërë e ditur nëse pas përfundimit të mbledhjes do të ketë konferencë për media.

***

Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka vendosur që sot të mbledhë kryesinë, pas incidenteve që ndodhën në disa kuvende të kësaj partie.

Burime bëjnë të ditur se mbledhja do të fillojë në ora 13:00, derisa do të mbahet në zyret qendrore të partisë në Prishtinë.

Sipas këtij burimi, temë do të jenë zhvillimet e fundit që kanë ndodhur e incidentet si ai që ndodhi dje në disa kuvende të Lidhjes Demokratike.

Ndryshe, LDK që tashmë është në proces të brendshëm zgjedhor tash e një kohë ka paralajmëruar mocion për rrëzim të Qeverisë aktuale./Express

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat