Thirrja e Apostolovës për Kosovën

Aktuale

Thirrja e Apostolovës për Kosovën

Më: 17 qershor 2019 Në ora: 12:28
Nataliya Apostolova

Shefja e Zyrës së BE-së në Prishtinë Nataliya Apostolova ka deklaruar se zgjidhja më e mirë për vazhdimin e dialogut midis Beogradit dhe Prishtinës është revokimi i takses dhe kujtoi se vendosja e kësaj takse është një shkelje e marrëveshjes së CEFTA-s dhe Marrëveshjes për Stabilizim Asociim me BE-në.

Ajo deklaroi se dialogu nuk është pezulluar, por po ballafaqohet me probleme dhe, shtoi se aktorët po kërkojnë tani të dalin nga situata, në mënyrë që të dyja palët të mund të kthehen në tryezën e negociatave.

“Për të vazhduar dialogun, tarifat duhet të revokohen dhe duhet të ketë vullnet politik për të ardhur në zgjidhjen e pranueshme reciprokisht”, tha Apostolova.

Ajo e sheh angazhimin e Gjermanisë dhe Francës si një mbështetje për vazhdimin e dialogut dhe që është i mirëpritur, nëse kjo mund të çojë në një zgjidhje.

Duke komentuar njoftimet e qeverisë në Prishtinë se nuk do të lejojë formimin e Asociacionit të Komunave Serbe, Apostolova tha se është e pamundur të eliminohet ajo që është rënë dakord dhe shtoi se të dy palët kanë detyrimin për të zbatuar dispozitat e marrëveshjes së Brukselit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat