Çfarë po nxirte nga çanta sigurimi i PDK-së para aktivistëve të shoqërisë civile? - Bota Sot
Çfarë po nxirte nga çanta sigurimi i PDK-së para aktivistëve të shoqërisë civile?

Aktuale

Çfarë po nxirte nga çanta sigurimi i PDK-së para aktivistëve të shoqërisë civile?

Nga: D.RR Më: 17 qershor 2019 Në ora: 14:55
Pamje e shkeputur nga video

Anëtarët e organizatave të shoqërisë civile janë përballur me sigurimat e PDK-së kur kanë tentuar që të vendosin pankarta te selia e PDK-së në Prishtinë, siç kanë bërë edhe te partitë e tjera, shkruan "Bota sot".

Ata janë penguar nga truprojat e kësaj partie që t’i vendosin pankartat e njëjta, të cilat i kanë vendosur tek selia e AAK-së, VV-së dhe PSD-së.

Përfaqësuesit e OJQ-ve janë larguar me dhunë nga sigurimi i PDK-së. Ismet Kryeziu në emër të organizatave tha se të gjitha partitë politike kanë qenë të njoftuara për aksionin e tyre, ndërsa i ka bërë thirrje kryetarit të PDK-së Kadri Veseli që të sigurojë të gjithë për të protestuar lirshëm.

Ndërsa njëri prej sigurimave, derisa është përballur me aktivistët, është matur disa herë të nxjerrë diçka nga çanta e tij, siç shihet në këtë video.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...