Adelina Ismajli tregon kë e përkrah për udhëheqjen e LDK-së me postimin e këndshëm

Aktuale

Adelina Ismajli tregon kë e përkrah për udhëheqjen e LDK-së me postimin e këndshëm

Më: 17 qershor 2019 Në ora: 17:20
Adelina Ismajli

“Me gruan më të sinqertë dhe më të dashur në politikë”.

Adelina Ismajli ka vazhduar me përkrahjen e saj për anëtaren e LDK-së Vjosa Osmani.

Këngëtarja e njohur e ka cilësuar Osmanin se “gruan më të sinqertë dhe më të dashur në politikë”, në një fotografi të postuar me të pas një takimi ‘të këndshëm’ që ato kanë pasur.

Adelina edhe më herët ka shprehur pub,ikisht përkrahje për Vjosën, kur ajo ka shprehur interesim për të qenë ndër kandidatet që do të udhëheqë Lidhjen Demokratike dhe tani duket se përkrahjet po vijnë nga shumë njerëz me ndikim.

Adelina njihet si një ndër personalitetet publike e cila gjithmonë ka përkrahun LDK-në dhe këngëtarja mendon se tani ka ardhë kohëa që kjo parti e madhe të jetë në udhëheqjen e një gruaje.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat