Në rrahjen mes disa aktivistëve të LDK-së e cila gjatë ditës së djeshme në lagjen Mati në Prishtinë, saktësisht në degën e tretë, është përfshirë edhe një zyrtar korrektues.
Lidhur me këtë incident, Policia e Kosovës ka njoftuar se janë arrestuar 6 persona ku në mesin e tyre ka qenë edhe zyrtari me inicialet, R. G.
Për këtë, Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se ka marr masa ndaj zyrtarit në fjalë duke e suspenduar dhe iniciuar procedurë disiplinore.
“Shërbimi Korrektues i Kosovës pas njoftimit nga policia e Kosovës se zyrtari korrektues me inicialet R. G është përfshirë në rrahje gjatë kuvendit zgjedhor të LDK-së, ka marr masa duke e suspenduar zyrtarin në fjalë dhe menjëherë ka iniciuar procedurën disiplinore. Masa disiplinore do të mbetet në fuqi deri në vendimin final të komisionit disiplinor”, kanë thënë nga Shërbimi Korrektues.