Veseli harron që është në Qeveri, e godet Haradinajn për nepotizëm

Aktuale

Veseli harron që është në Qeveri, e godet Haradinajn për nepotizëm

Më: 17 qershor 2019 Në ora: 21:23
Kadri Veseli

Në Konventën e Nëntë të PDK’së, Kadri Veseli, partia e së cilës është në pushtet për 15 vjet, ka thënë se korrupsioni dhe nepotizmi në Kosovë kanë lënë pashpresë të rinjtë dhe kjo duhet të ndryshohet.

Në Konventën zgjedhore, Veseli ka rrëfyer historinë e një të riu kosovar që ka studiuar për Financa, ndërsa ka punuar kamarier sepse nuk ka arritur të gjejë një vend të punës sipas profesionit të tij.

Veseli thotë se kolegët e të riut ishin më të dobët se ai në studime, por u punësuan në institucione falë lidhjeve politike.

“Në fund i riu u detyrua të shkojë në Gjermani. Për fat të keq të rinjtë po na largohen”, ka kryetari i rizgjedhur i PDK’së.

Lideri i partisë që vazhdon të jetë pjesë e Qeverisë dhe partner i kryeministrit Ramush Haradinaj thotë se nepotizmi dhe korrupsioni po shtynë të rinjtë ta lëshojnë Kosovën, e kjo, sipas tij, duhet të ndryshohet.

“Të rinjtë po largohet për shkak të korrupsionit dhe nepotizmit. Po na largohen më të mirët, të rinjtë”

Nuk guxojmë ta pranojmë këtë, kurrë, kurrë”, ka vazhduar Veseli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat