Rradhë shumë të gjata para objektit të AKI’së, ishte afati i fundit për të aplikuar për agjent

Aktuale

Rradhë shumë të gjata para objektit të AKI’së, ishte afati i fundit për të aplikuar për agjent

Më: 17 qershor 2019 Në ora: 21:33
AKI

Sot ishte afati i fundit për të aplikuar në konkursin për agjent në Agjencionin Kosovar të Intelegjencës.

Interesimi ishte shumë i madh për këtë konkurs.

Siç shihet edhe në këto pamje rradhët para objektit të AKI’së ishin shumë të mëdha.

Konkursi ishte shpallur për këto fusha:

-Intelegjencë

-Përkthim shqip-anglisht dhe anasjelltas

-Financa

-Kibernetikë

-Siguri fizike

-Shërbime administrative

-Mirëmbajtje

Procesi i brendshëm i përzgjedhjes është i klasifikuar dhe përbëhet nga disa faza të selektimit dhe testimit. Përzgjedhja e kandidatëve për pozitat përkatëse do të bëhet varësisht prej kualifikimeve, bazuar në kriteret dhe kushtet e përgjithshme të përshkruara në konkurs si dhe kriteret dhe kualifikimet tjera specifike të brendshme.

Kandidatët mund të aplikojnë në më së shumti dy fusha, kurse AKI do të bëjë selektimin për vazhdim të procedurave konkurruese në njërën fushë/pozitë, në bazë të vlerësimit të profilit dhe përshtatshmërisë së kandidatit me kërkesat për pozitën përkatëse.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat