Goditje e rëndë për Veselin: A është ky, ai Kadria i të gjitha vrasjeve politike?

Aktuale

Goditje e rëndë për Veselin: A është ky, ai Kadria i të gjitha vrasjeve politike?

Nga: N.H Më: 17 qershor 2019 Në ora: 22:31
Kadri Veseli

Veprimtari i njohur, Fatmir Bajraj, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebool ka komentuar fjalimin e kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli pas përfundimit të konventës së kësaj partie.

Bajraj këtë të fundit e ka krahasuar me liderin koreano-verior, Kim Jong-Un.

Në shkrimin e tij, Bajraj gjithashtu ka akuzuar liderin e PDK-së për të gjitha vrasjet politike që janë bërë para dhe pasluftës në Kosovë.

Ja shkrimi i plotë pa ndërhyrje:

Korea & Kosova !

K & K :

Image
Fatmir Bajraj

Kimi & Kadria !

Një ftyrë, një imazh, një kulturë & sistem !
Konventa e 9-të, e Partisë-Shtet, e Partisë së "popullit" & Kadrisë !

Kadria i Kosovës sikur Kimi i Koresë :

"PDK-ja do jet partia ma e madhe n'vend, ngase e çliruam dhe e pavarsuam Kosovën, por do ta bëjmë edhe shtetndertimin, sikurse po japim shembullin ma t'mirë, në luftën kundër krimit & korrupsionit, zhvillimin ekonomik dhe integrimet Veri-Atlentike.

U nisëm nga një grup i vogël i UÇK-së, kundër një ushtrie t'madhe dhe t'fortë, por neve vepruam, kishim guximin dhe besuam në fitorën tonë, dhe ja ku jemi këtu, si PDK ; ma e mira, ma e madhja dhe shembulli për shqiptarët dhe rajonin.

Dhe n'fund ; Si PDK, me "Dekadën e Re", do ecim tutje të permirsojmë jetën e qytetarëve ; n'arsim, n'ekonomi, n'shendetësi, n'punësim, duke e qeverisë e vetme vendin."

Fol Kadria n'Konventë, e unë s'u besoja as syve e as veshëve :

Thas më vete :

A është more ky, Ai Kadria i SHIK-ut antishqiptar, që e njoh unë si parën e kuqe ?
A është more ky, Ai Kadria & banda e Tij kriminale që vrau Ilir Konushevcin, Ahmet Krasniqin, Behadin Allaqin, Ekrem Rexhen...?
A është ky, Ai Kadria i t'gjitha vrasjeve politike ; gjatë e pas luftës n'Kosovë ?
A është ky, Ai Kadria & banda e Tij, i përfolur për bos të krimit & korrupsionit, për fajde & haraq, për zhvatje & detyrim të mitosë ?
A është more ky, Ai Kadri SHIK-u, Kadri PRONTO & Kadri PAN-i që e ka formue qeverinë me Vuqiqin, armikun e përbetuar të Kosovës & shqiptarëve ?

PO, Po, ky është vet Kadria & banda e Tij !

A ka shqiptarë që e ndjekë pas dhe e adhuron ?

S'di a ka dhe sa janë, por ajo që di , është :

Të gjithë ata që ndjekin një hajn të tillë :
Janë t'shitur, sahanlepirës, puthadorë, servil, si dhe t'pa sedër e dinjitet.
Të tillët janë gjithmonë me t'fortin (shtet-kapësin dhe pushtuesit), e pse jo edh edhe me armikun e popoullit të vet...!

Mos çofsha n'lekurën e tyre...!

"Zot, fali ata që s'dijnë se ç'bëjnë", amen !

f.b

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat