Memli Krasniqi ‘thumbon’ LDK-në: Konventat në Kosovë gjithnjë problematike, përveç për PDK-në

Aktuale

Memli Krasniqi ‘thumbon’ LDK-në: Konventat në Kosovë gjithnjë problematike, përveç për PDK-në

Më: 17 qershor 2019 Në ora: 22:33
Memli Krasniqi

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë se të gjithë përfaqësuesit e këtij subjekti partiak nuk kanë qenë të verbër karshi defekteve të ndodhura brenda kësaj partie përgjatë këtyre viteve.

Memli Krasniqi i cili është dhe Deputet i Kuvendit të Kosovës theksoi që fjalimi i Kadri Veselit e dëshmon këtë pasi gjithçka ndërlidhet me luftimin e korrupsionit.

”Kushdo – oponentët politikë, votuesit, njerëz neutralë, që mund ta kenë çfarëdo dyshimi se Dekada e Re nuk është bindje e plotë e lidershipit të PDK-së dhe Kadri Veselit si kryetar i saj për t’na çuar me një projekt të ri duke përfshirë largimin e defekteve për të cilat ka pasur probleme, ato dyshime mund t’i heqin”.

”Nuk është një fjalim që shërben vetëm për të filluar konventë, është fjalim që përkon me të ardhmen e PDK-së. Theksi kryesor i këtij fjalimi që ndërlidhet me korrupsionin është krejtësisht i natyrshëm. Ajo që duhet kuptuar fillimisht është fakti se kjo qasje vjen si rezultat i një vet-reflektimi të gjatë edhe i PDK-së dhe i Kadri Veselit”.

”Ne nuk kemi qenë të verbër, ndaj defekteve, ndaj dhe kemi vendosmëri të plotë. Këto janë ngjyrat që në logon tonë e kemi për disa vite. Do tingëllojë jomodeste por për këto organizime jemi vite e vite larg para të tjerëve”.

Memli Krasniqi në Zonën B përmendi që tani PDK ka 20 kryetarë të ri të degëve të saj.

”20 kryetarë të degëve janë të ri. Ne kemi 38 degë, ndërsa janë edhe 11 degë për shkak të rregullimit territorial, degë të vogla. 20 prej tyre kanë kryetarë që nuk kanë qenë më herët. Për dallim prej secilës parti politike në Kosovë, e vetmja parti që kemi pasur zgjedhje të hapur ku të gjithë kemi garuar bashkë, nuk ka qenë asnjë listë e vendosur”.

”Ende jam i bindur që asnjë parti nuk duhet të krijojë përshtypjen e garës kur nuk ka garë. Ka qenë bindja e krejt elektoratit të PDK-së që atij ja kemi besuar gjithë mandatin e PDK-së. Konventat në Kosovë janë gjithnjë problematike përveç në PDK-në. Ne nuk kemi pasur kurrë problem në ndonjë Konventë”.

”LDK ka pasur ndarjen për shkak të zgjedhjeve, ne nuk kemi pasur probleme të tilla. Nuk janë aq të thjeshta por të inkurajuar në tërë procesin”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat