Rexhep Selimi: Thaçi është kundër Bashkimit Kombëtar

Aktuale

Rexhep Selimi: Thaçi është kundër Bashkimit Kombëtar

Më: 18 qershor 2019 Në ora: 00:21
Rexhep Selimi

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje ka folur për deklaratat e presidentit Hashim Thaçi për bashkim kombëtar në emisionin DPT te Fidani në T7.

Selimi thotë se çështja e bashkimit kombëtar nuk guxon të përdoret si kërcënim.

“Bashkimi Kombëtar duhet të jetë një qëllim që nuk pengon Bashkimin Europian dhe integrimet europiane”, ka thënë Selimi.

“Ai nuk e ka qëllim bashkimin kombëtar. Unë ju siguroj se ai nuk e ka qëllim këtë. Ai e lufton atë”

Tutje Selimi thotë se për këtë ka fakte për këtë.

Ai tregon se ku ka mbetur çështja kombtare që nga ardhja e Thaçit në pushtet në vitin 2007.

“Sot luftohet në aspektin simbolik çdo shenjë kombëtare. Ai është munduar të krijojë një komb të ri në Kosovë e dihet se në Kosovë shumicën dërmuese ë përbëjnë shqiptarët”, ka thënë deputeti.

“Ata kanë shfrytëzuar vullnetin e qytetarëve për pavarësi kundër Shqipërisë e jo kundër Serbisë”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat