Rrok Berisha: Për Pipin, Lahi Brahimaj dhe të tjerë, duhet të jap llogari përgjegjësi i tyre Ramush Haradinaj

Aktuale

Rrok Berisha: Për Pipin, Lahi Brahimaj dhe të tjerë, duhet të jap llogari përgjegjësi i tyre Ramush Haradinaj

Nga: H.O. Më: 18 qershor 2019 Në ora: 07:11
Rrok Berisha

Gjatë ditës së djeshme, gazetari i “Bota sot”, Rrok Berisha i ishte përgjigjur deklaratave të Shefqet Kabashit, lidhur me urdhërin e dhënë për vrasjen e tij.

Ai kishte pohuar se ka takuar Kabashin dhe ai i kishte kërkuar largimin nga shtëpia, pasi ishte në rrezik.

Gazetari Berisha shkruan poashtu se e njeh Alush Agushin apo ndryshe sic njihej si Pipi. Sipas Berishës, Pipi ka qenë ‘njeri i krahut të ashpër kundër institucioneve të Kosovës’.

Ai shkruan po ashtu se për “Pipin, Lahi Brahimaj dhe të tjerë, duhet të jap llogari përgjegjësi i tyre Ramush Haradinaj”.

“Pastrimet e figurave intelektuale vetëm sa kishin filluar përbrenda Shqiptarëve, nga Shqiptarët, derisa ne kishim vetëm një armik. Në këtë kohë isha edhe pjestar i UÇK-së, gjegjësisht Shef për Informim në brigadën 131 Zona Operative në Baran. Pas ngjarjes me Shefqet Kabashin kisha takim me të edhe në kohën e pas luftës, kur ai vetë është rrëfyer, në prezencën e axhës së tij, për të gjitha ato që i ka deklaruar edhe me vonë, por me një përjashtim. Unë për kërcënimin tim nga Pipi nuk e kam njoftuar askënd -- por mos ekzekutimi i vrasjes ka lënë të kuptohet që urdhri nuk është zbatuar. Sa i përket pyetjes që shumë miq të mi në rrjete sociale e kanë bërë se a e njoh unë Pipin, përgjigja ime është Po, e njoh. Atë e njoh gjatë luftës dhe ka qenë njeri i krahut të ashpër kundër institucioneve të Kosovës. Për Pipin, Lahi Brahimaj dhe të tjerë, duhet të jap llogari përgjegjësi i tyre Ramush Haradinaj -- të cilën gjë nuk e ka bërë për 20 vite (sepse me disa Haradinaj ka edhe lidhje familjare)”, shkruan Berisha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat