Aktori boshnjak Haxhihafizbegoviç: Serbia është drangua të cilës duhet prerë kokën – ftoj amerikanët të shkatërrojnë serbët

Aktuale

Aktori boshnjak Haxhihafizbegoviç: Serbia është drangua të cilës duhet prerë kokën – ftoj amerikanët të shkatërrojnë serbët

Nga: Fatmir Beka Më: 18 qershor 2019 Në ora: 09:34
Emir Haxhifafizbegoviç

Në një emision televiziv në emisionin “Të dielën në ora 2” të nje televizioni kroat, aktori boshnjak Emir Haxhifafizbegoviç ka vazhduar të fyej serbët dhe Serbinë si dhe në mënyrë histerike ka ftuar amerikanët që të shkatërrojnë serbët, shkruan portali serb “Alo” përcjell “Bota Sot”

Ky medium serb ka përkujtuar se kjo nuk është hera e parë që aktori boshnjak, ka fyer edhe sulmuar serbët, këtë gjë e ka bërë edhe më herët dhe vazhdon të bëjë sa herë pyetet rreth raporteve mes popujve të ish-Jugosllavisë.

Aktori boshnjak Haxhihafizbegoviç edhe herë të tjera është përzier në ujërat politike duke shprehur qartë dhe hapur qëndrime anti serbe.

Por kësaj radhe boshnjaku sipas mediumit “Alo” ka shkuar edhe më larg duke ftuar në televizionin kroat një fuqi botërore që të shkatërroj një popull.

Haxhhafizbegoviç ka shprehur shpresën se duke parë gjithë atë që është bërë edhe vazhdon të bëhet, amerikanët do ia prenë kokën Serbisë të cilën e ka krahasuar me një dragua.

“Unë thellë shpresoj se amerikanët do të kuptojnë pas gjithë asja që Serbia politikisht po punon. Përsëri atyre nuk iu pëlqen Maqedonia, nuk iu shkon përshtati Kosova, nuk i pëlqen Mali i Zi, as Bosnja.......tash për tash me Kroacinë pak a shumë janë pajtuar. Përderisa këtij dragoi politik nuk i prehet koka edhe pas 30 viteve, nuk ka fat në këto hapësira” ka thënë Haxhihafizbegoviç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat