Profesorët ndërkombëtar Biber dhe Cifakis kundër ndryshimit të kufijve

Aktuale

Profesorët ndërkombëtar Biber dhe Cifakis kundër ndryshimit të kufijve

Nga: F.B. Më: 18 qershor 2019 Në ora: 10:24
Harta e Kosovës

Ndryshimi i kufijve si zgjidhje e problemit mes Beogradit dhe Prishtinës nuk është real, nuk është i dëshiruar kanë theksuar profesorët e Universitetit të Gracit, Florijan Biber dhe profesor Nikolaos Cifakis nga Universiteti i Peloponezit anëtar të grupit këshillëdhënës të Ballkanit për Evropë (Balkan in Europe Policy Advisory Group – BiEPAG), shkruan “Beta”, përcjell “Bota Sot”.

Portali “Ballkani evropian perëndimor” (European Ëestern Balkans) ka përcjell se Biber dhe Cifakis në një konferencë të grupit këshillëdhënës " Akterët global në Ballkanin Perëndimor "kanë thënë se dalja nga problemi i Kosovës është në marrëveshjen që serbëve do të iu garantohen shumë të drejta dhe mbrojtje maksimale e ruajtjes së identitetit të tyre, objekteve fetare dhe lapidareve ndërsa Beogradit dhe Prishtinës perspektivë evropiane.

Cifakisiu ka deklaruar gazetarëve se ndryshimi i kufijve apo përcaktimi i kufijve do krijoj probleme jo vetëm në Kosovë por edhe mbi të gjitha në Bosnje dhe Hercegovinë.

Biber mendon se deri te problemi në dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës ka ardhur pas mospajtimeve të zgjidhjes së raporteve mes Serbisë dhe Kosovës, mediave por edhe idesë së ndryshimit të kufijve apo mosmarrëveshjeve të fuqive të mëdha rreth kësaj çështje.

Biber vlerëson se procesi i bisedimeve hap pas hapi në çdo disa muaj është i pasuksesshëm nuk ka dhënë rezultat dhe duhet konferencë ku do kyçen fuqitë e mëdha.

"Vështirë mund të arrihet rezultat vetëm me ndihmën e BE-së, në proces duhet të kyçen anëtarët e BE-së dhe ShBA jo formalisht sepse pastaj do kërkohej vend edhe nga Rusia” ,ka thënë Biber.

Bisedimet në regjion janë të suksesshme vetëm kur ka bashkëpunim mes BE dhe ShBA. Zgjidhja e vetme është forcimi i perspektivës evropiane, por BE tash nuk është e gatshme për këtë.

Kjo nuk thotë se Kosova dhe Serbia menjëherë pas marrëveshjes do i bashkohen BE-së sepse kanë probleme si sundimi i ligjit, demokratizimi etj.

"Ndryshimi i kufijve nuk është reale, e dëshirueshme jo vetëm për Kosovën , por as konflikti i ngrirë sepse nxit tensione dhe çdo ditë dëgjohet për mundësinë lufte gjë që është jo e shëndoshë për shoqërinë", ka thënë Biber.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat