Ramush Haradinaj deklarohet pas vendimit të sotëm për vizat nga Këshilli Evropian

Aktuale

Ramush Haradinaj deklarohet pas vendimit të sotëm për vizat nga Këshilli Evropian

Nga: D.RR Më: 18 qershor 2019 Në ora: 13:06
Ramush Haradinaj

Me një citat të Konkluzionit preliminar (pika54), të Këshillit të Bashkimit Europian, Haradinaj ka thënë se ky është përkthim i saktë i Këshillit të Bashkimit Europian për liberalizimin e vizave për Kosovën, përcjellë “Bota sot”.

Më herët është raportuar se ky Këshill ka dhënë lajme negative për vizat, mirëpo kryeministri Haradinaj ende shpreson.

Pikërisht kryeministri Haradinaj para disa ditësh i ka uruar qytetarët e Kosovës për Liberalizimin e Vizave, pas takimit që ka pasur me ministrin e punëve të brendshme të shtetit të fuqishëm Evropian, Gjermaninë.

Postimi i plotë:

 “Këshilli e njeh rëndësinë e e liberalizimit të vizave për Kosovën. Komisioni ka bërë një propozim zyrtar në muajin Maj 2016 që të transferojë Kosovën në listën e shteteve që mund të udhëtojnë pa viza në zonën Schengen, ashtu siç është prezantuar në raportin e Korrikut 2018 rreth përmbushjes së kritereve të mbetura. Në Mars 2019, Parlamenti Europian përkrahu propozimin e Komisionit Europian në lexim të parë. Vendimi për këtë propozim është duke u konsideruar nga Këshilli.”, përkthim i saktë i Konkluzionit preliminar (pika54), të Këshillit të Bashkimit Europian!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat