Delegacioni i VV-së po qëndron në një vizitë 4 ditore në Turqi - Bota Sot
Delegacioni i VV-së po qëndron në një vizitë 4 ditore në Turqi

Aktuale

Delegacioni i VV-së po qëndron në një vizitë 4 ditore në Turqi

Më: 18 qershor 2019 Në ora: 13:46
Delegacioni i VV-së po qëndron në një vizitë 4 ditore në Turqi

Delegacioni i Lëvizjes Vetëvendosje, i kryesuar nga kryetari Albin Kurti, deputetet Albulena Haxhiu dhe Fitore Pacolli, kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, kryetari i Qendrës së Prishtinës, Arben Vitia dhe asambleisti i Kuvendit Komunal të Prishtinës, Arbër Vokrri po qëndrojnë në një vizitë katër ditore në Turqi.

Sot në mëngjes vizituan Ambasadën e Republikës së Kosovës në Ankara ku takuan Ambasadorin, Avni Spahiu dhe Atasheun Ushtarak, Bekim Osmani të cilër njoftuan delegacionin për aktivitetet e Ambasadës, sipas njoftimit të VV-së.

Më pastaj u takuan me Drejtorin e TIKA-s për Evropën Lindore dhe Ballkanin Perëndimor, Mahmut Zütüh Çevik. Drejtori Çevik i informoi rreth aktiviteteve dhe projekteve që ka realizuar TIKA në Kosovë. Ai theksoi se janë rreth 600 projekte me vlerë rreth 35-40 milionë euro prej të cilave 260 projekte sociale ku hyjnë 150 projekte në fushën e edukimit dhe 60 projekte në shëndetësi.

Kryetari Kurti e falenderoi z. Çevik për mikpritjen dhe për projektet që ka realizuar TIKA në Kosovë. Kurti e njoftoj z. Çevik se këtë vit Kosova shënoi 20 vjetorin e çlirimit nga Serbia dhe shtoi se Kosova është vend i varfër edhe për shkak se okupatori serb ka kryer shumë vrasje e masakra, dhe ka shkaktuar shumë vuajtje e dëme. Papunësia është shumë e lartë dhe na mungojnë investimet ekonomike, sidomos ato të cilat rrisin prodhimtarinë në Kosovë. Aty ku neve mund të na ndihmojë Turqia dhe TIKA në veçanti është lidhja e arsimit profesional me ekonominë prodhuese.

Në anën tjetër, kryetari i Prizrenit Haskuka e falenderoj për ndërtimin e çerdhes ne Komunën e Prizrenit, projektin për biblotekën, restaurimet e monumenteve si dhe trajnimin profesional të shumë të rinjëve nga Prizreni.

Arben Vitia, foli në veçanti për projektet e TIKA-s në shëndetësi, arsim dhe sidomos për Qendrën për Autizmin dhe Sindromën DOËN. Ai falenderoj TIKA-n për këtë projekt të rëndësishëm, ku përveç investimeve materiale pritet të ofrohet edhe ndihmë profesionale për këtë qendër.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...