Nderohet dëshmori Basri Canolli - Shpendi

Aktuale

Nderohet dëshmori Basri Canolli - Shpendi

Më: 18 qershor 2019 Në ora: 16:33
Pamje nga vizita

Me rastin e 20-vjetorit të rënies së Basri Canollit-Shpendit, kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka marrë pjesë në tubimin përkujtimor në Marec të komunës së Prishtinës.

Kryeministri Haradinaj beson se ka arritur të kuptojë gjenezën e banorëve të Gollakut, të cilët janë atdhedashës për vendin në brezin kufitar me Serbinë.

Mirëpo, nga Mareci i Prishtinës që gjendet pak kilometra nga kufiri me Serbinë, kryeministri pati një porosi.

Nga dita e parë si kryeministër, ai tha se punoi për ndryshimin e kahut  të procesit të dialogut me Serbinë, nga Brukseli tek krerët e shteteve më të fuqishme në BE, Gjermanisë dhe Francës.

Haradinaj: Me kujdes dhe respekt kemi ndryshuar procesin e dialogut

“Me i dhënë një tavolinë, që është ad-hoc, improvizim, me i dhënë të drejtën tënde, ka qenë gabim dhe unë jam detyruar pa e mbajtur flamurin shumë lart, por me kujdes dhe me respekt për të mos i ofenduar sidomos miqtë e Kosovës, por për t’i drejtuar disa punë të këtij vendi, me i bërë në Kosovë, ‘me i hëngër do thupra veshëve, me fjalë të prindit kur e ngucë fëmijën, sepse nuk na kanë rrahur për të keq, na kanë bërtit nga pak”. Pra, jam detyruar të drejtoj vendin tonë, dhe e kam bërë me kujdes pa u thyer me miq, e aleat, si dhe pa e bërë ndonjë lazdrim. Sikur mos ta ndërronim atë drejtim, kishim bindur Serbinë për punët e shtëpisë. Pra me vetë, në këtë rast Serbinë”, tha Haradinaj.      

Ish-komandanti i Zonës Operative Karadakut, Ahmet Isufi, para të pranishmëve tha se me fjalë nuk përshkruhet vepra dhe lufta e Basri Canollit-Shpendit.

Ahmeti theksoi se Shpendi nuk kishte ardhur në jetë rastësisht, pasi tradita e kësaj malësie dhe familjare ka bërë që Shpendi mos të jetë ndryshe përveç hero për luftën që e ka bërë.

Ahmeti: Me fjalë nuk përshkruhet vepra e Basri Canollit – Shpendit

“Me fjalë nuk përshkruhet vepra dhe gjithë angazhimi i Basri Canollit – Shpendit. Shpendi ishte propaganduesi, ishte furnizuesi, aksionist dhe guerili, ishte luftëtar i frontit, ishte komandanti mbi të gjithë komandantët dhe jo rastësisht e kishte këtë emër, sepse e gjenim në të gjitha këto angazhime të drejtpërdrejta të luftës për liri”, tha Ahmeti. 

Fatmir Sopi, në emër të OVL-UÇK-së, tregoi për ecurinë dhe inkuadrimin e Shpendit në UÇK.

Sopi: Shpendi ëndërronte për një forcë çlirimtare

"Shpendit iu ngallën shpresat se ëndrra e tij dhe shumë patriotëve që Kosova të ketë një forcë të veten çlirimtare po bëhej realitet, dhe me pa durim priste që t’u bashkëngjitej atyre, në pranverë të vitit 1998 bëri disa kontakte me disa shokë që vepronin në zonat e luftës dhe tentonte t’iu bashkëngjitet atyre. Nga mesi i vitit 1998 me shtrirjen e organizimit ushtarak të ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në malësinë e Gollakut dhe me formimin e Brigadës 153, Shpendi para eprorëve të kësaj brigade u aktivizua në Njësinë e parë të formuar në Marec”, tha Sopi.

Ai shtoi se Shpendi më shokë ka qenë për ditë të tëra në front ku përball forcave të armikut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat