Policia e Kosovës në bashkëpunim me Policinë gjermane gjatë ditës së sotme kanë kryer një operacion të përbashkët në Prishtinë e Ferizaj.
Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë së Kosovës Daut Hoxha i cili tha se ky aksion ka pasur për qëllim gjetjen e dëshmive për veprën penale pastrim i parave.
Ka thënë se aksioni ka filluar rreth orës 11:00, nga sektori për hetim financiar në kuadër të Drejtorisë për hetimin e krimeve ekonomike dhe korrupsionit në bashkëpunim me Policinë e shtetit të Gjermanisë kanë realizuar një operacin të përbashkët.
“Ju konfirmoj se, sot nga ora 11:00, Policia e Republikës së Kosovës, respektivisht Sektori për hetimin financiar në kuadër të Drejtorisë për hetimin e krimeve ekonomike dhe korrupsionit, në bashkëpunim me Policinë e shtetit të Gjermanisë, kanë në proces të realizimit një operacion të përbashkët, nën mbikqyrje nga një prokuror special vendas dhe nje prokuror gjerman, i cili operacion ka per qellim gjetjen e deshmive me qellim te vertimit te vepres penale që nderlidhet me “Pastrim të parave” Operacioni i referohet zbatimit të urdhërese së lëshuar nga gjykata kompetente per kontroll/bastisje në gjashte (6), lokacione në dy qytete, në Prishtine dhe Ferizaj dhe pas përfundimit do te njoftoheni per rezultatet e tij”, tha ai.
Ndryshe, media para disa minutash ka raportuar për këtë aksion të policisë i cili është në 6 lokacione të ndryshme.