Labi: Kontaktin me Behgjet Pacollin e kam zero, nga nesër do të jem deputet i pavarur ... - Bota Sot
Labi: Kontaktin me Behgjet Pacollin e kam zero, nga nesër do të jem deputet i pavarur ...

Aktuale

Labi: Kontaktin me Behgjet Pacollin e kam zero, nga nesër do të jem deputet i pavarur ...

Më: 18 qershor 2019 Në ora: 20:56
Labinot Tahiri

Deputeti i AKR’së, Labinot Tahiri, ka thënë se nga nesër do të jetë deputet i pavarur, pasi kontakti i tij me liderin e partisë, Behgjet Pacollin, thotë se është në pikën zero.

Ai ka thënë se nuk do të shtyhet me fjalë me askënd, teksa shton se nuk do ta lejojë askënd që t’ia ul reputacionin.

“Kontakti im me liderin e AKR’së, Behgjet Pacolli është në pikën zero. Nga nesër do të jem deputet i pavarur. Nuk kam mundësi të shtyhem me fjalë me dikë si Behgjet Pacolli. Këshilltari i tij ka thënë që s’ka nevojë që Ferizaj të ketë ministër. Në parti mundet dikush me ma ul reputacionin, por jo në popull. I kam pasur 20 mijë vota, e në të ardhmen do t’i kem 40 mijë vota. Në fund të mandatit tim, do të krenohem me punën time. Nga nesër do të jem deputet i pavarur. I kam thënë publikisht. Ai është i zënë, i ka punët e veta”, ka thënë Pacolli.

Ai thotë se nga AKR ka pasur përpjekje që t’ia prishin degën në Ferizaj.

“Pastaj edhe në Ferizaj tentuan ta prishin degën që të vjen gjendja deri te rrahja në disa parti. Nuk e lejoj një gjë të tillë. Ka ardhur puna deri aty”, ka thënë tutje Labi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...