Pasi të hiqen vizat: Labi së pari heq mjekrën, pastaj rrëzon Qeverinë Haradinaj

Aktuale

Pasi të hiqen vizat: Labi së pari heq mjekrën, pastaj rrëzon Qeverinë Haradinaj

Më: 18 qershor 2019 Në ora: 20:59
Labinot Tahiri

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Labinot Tahiri, i njohur si këngëtari Labi, ka thënë se ka informata se së shpejti do të ndodh liberalizimi i vizave.

Labi i ka akuzuar gazetarët se po e ngacmojnë nëpër intervista.

“E keni dhunti prej zotit me i ngacmu mysafirët në shtëpinë e tuaj”, i tha ai gazetarit Adriatik Kelmendi në Rubikon të KTV’së.

Tutje ai ka thënë edhe njëherë se nuk do të jetë ai shkaktar për rrëzimin e Qeverisë.

“Dua të logjikoj me kokën time. Le të bëhet liberalizimi i vizave, e mas dy tri dite do ta rrëzojmë Qeverinë Haradinaj”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat