Vetëvendosje në Turqi takohet me kryeparlamentarin i cili ka prejardhje shqiptare

Aktuale

Vetëvendosje në Turqi takohet me kryeparlamentarin i cili ka prejardhje shqiptare

Më: 18 qershor 2019 Në ora: 22:27
Vetëvendosje në Turqi takohet me kryeparlamentarin i cili ka prejardhje shqiptare

Lëvizja Vetëvendosje sot në Turqi është takuar me shefat e grupeve parlamentare turke.

Atje lideri i Lëvizjes, Albin Kurti, ka falënderuar për mbështetjen dhe ndihmën e shtetit turk para, gjatë dhe pas luftës.

Në vazhdën e këtyre takimeve ata janë takuar edhe me Kryetarin e Parlamentit të Turisë, Mustafa Shentop.

Antari i Lëvizjes Vetëvendosje dhe njëherit kryetari i komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka treguar se në këtë takim Shentop e ka theksuar prejardhjen e tij nga Godanci i Vitisë dhe Gjevgjelia, dhe se familja e tij kishte emigruar në Turqi në vitin 1928.

Këtë ai e ka bërë të ditur në një postim të tij në Facebook.

Ky është postimi i tij i plotë:

Nga takimi miqësor me Kryetarin e Parlamentit të Republikës së Turqisë z.Mustafa Shentop I cili theksoi prejardhjen e tij nga Godanci i Vitisë dhe Gjevgjelia, familja e tij kishte emigruar në Turqi në vitin 1928.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat