Hazir Borovci tregon se a kishte shpallur kandidaturën për kryetar të Degës së Tretë

Aktuale

Hazir Borovci tregon se a kishte shpallur kandidaturën për kryetar të Degës së Tretë

Më: 18 qershor 2019 Në ora: 23:43
Hazir Borovci

Hazir Borovci është i ftuar në emisionin DPT te Fidani në T7. Ai ka folur për ngjarjet që ndodhën në Degën e Tretë të LDK’së në Prishtinë e njohur edhe me emrin dega “Ibrahim Rugova”.

Ai tregoi se nuk kishte shpallur kandidaturën për degën në fjalë.

“Nuk kam shpallur kandidaturën në degën e tretë. Në LDK kandidatura shpallet në kuvende”, tregoi ai.

“Nuk e kam shpallur fare kandidaturën. Kjo është e vërteta”

Borovci po ashtu shton se në partinë që është antarë ai nuk punojnë për interesa individuale por për interesa të përgjithshme.

“Nuk e kam pasur ngarkesë të jem kryetar”, ka shtuar ai.

“Kam pasur vetëm ngarkesë që gjithçka të jetë demokratike”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat