Deputetët nuk votojnë propozim-rezolutën për dështimet e koalicionit qeverisës

Aktuale

Deputetët nuk votojnë propozim-rezolutën për dështimet e koalicionit qeverisës

Më: 19 qershor 2019 Në ora: 07:19

(E plotësuar) - Kuvendi i Kosovës po zhvillon punimet e seancës plenare, ku në rend dite janë paraparë rreth 35 pika mbi të cilat po kërkohet vota e ligjvënësve kosovarë.

Ndër të tjera, është hedhur në votim edhe propozimi i rezolutës nga debati parlamentar lidhur me angazhimet e Presidentit të Kosovës për përfshirjen e "shkëmbimit të territoreve" apo "korrigjim të kufijve" në dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë, por që votuan vetëm 28 deputetë, dhe u shty për seancat e radhës.

Në votim është hedhur edhe propozimi rezolutës nga debati lidhur me dështimet dhe skandalet në politikën e jashtme të Republikës së Kosovës, dhe as për këtë nuk ka pasur kuorum në votim.

Gjithashtu nuk është votuar as për propozim-rezolutën nga debati parlamentar lidhur me dështimet e koalicionit qeverisës të cilat kulmuan me mos liberalizim të vizave.

E këtu pati një komentim nga nënkryetari i Kuvendit, Xhavit Haliti.

Deputetë bojkotojnë votimet, s’kalon as Rezoluta për gjendjen në arsim pas grevës së SBASHK-ut

Deputetët e Kosovës kanë vazhduar me bojkotimin e votimeve në seancën plenare.

Në një situatë të tillë, nuk ka arritur të votohet as Propozim-rezoluta nga debati parlamentar për situatën e krijuar në arsim pas vendimit të SBASHK-ut për të refuzuar kompensimin e orëve të humbura gjatë grevës 3-javore.

E njëjta mori vetëm 21 vota pro, dhe dy abstenime.

Më herët gjatë ditës, nuk u votuan as Rezolutat për angazhimet e presidentit Thaçi në dialogun me Serbinë për shkëmbimin e territoreve mes dy vendeve, e as ajo për skandalet dhe dështimet e politikës së jashtme së Kosovës.

Kujtojmë se tash e një kohë është krijuar një situatë e paqartë mes SBASHK-ut dhe ministrisë së Arsimit lidhur me kompensimin e orëve të humbura.

Madje, së fundmi kjo çështje ka shkuar edhe në Gjykatë, ndërkohë që kjo e fundit e ka refuzuar si të pabazuar padinë e Sindikatës së Arsimit.

Zeka: Mos t’na kapë inati, ta përkrahim propozimin e Haxhiut për sportin

Deputeti Milaim Zeka tha se kolegët e tij duhet ta përkrahin amandamentin që i ofron mbështetje sportit në Kosovës përmes sponzorizimit.

Image

“E para, po habitem pse ekziston qoftë edhe dilemma minimale te cdo deputet i Kuvendit të Kosovës, për votimin e këtij amandamenti. Me votimin e këtij amandamenti po nderojmë sportistët tonë, që faktikisht muzikantët dhe sportistët janë ajo pjesa që po ia zbardhë fytyrën Kosovës.  Mos t’na kapet inati që e ka propozu amandamentin Bekim Haxhiu e tash mos ta votojmë. Ne duhet të shqetësohemi se si ka mundësi që kemi kaq pak fusha të sportit, si ka mundësi që kemi kaq pak salla të koncerteve”, ka thënë Zeka në Kuvend.

Haliti: Pse nuk po e votoni rezolutën

“Pse po thoni ka dështuar koalicioni kur nuk e votoni rezolutën”, tha Haliti

Në seancën e sotme plenare po mungon kuorumi në votim, dhe si pasojë e kësaj, deri tani nuk ka arritur të kalojë asnjëherë nga pikat.

Nuk ka pasur vota të mjaftueshme as për raportin e  Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore dhe Persona të Pagjetur dhe Peticione lidhur me mbikëqyrjen e zbatimit të ligjit për mbrojtjen nga diskriminimi. 

Nuk ka kaluar as raporti i Komisionit për Buxhet dhe Financa lidhur mbikëqyrjen e zbatimit të ligjit për Bankat, institucionet mikrofinanciare dhe institucionet financiare jo bankare.

Deputetët nuk e kanë votuar as raportin e auditimit për pasqyrat vjetore financiare të Ministrisë së Kulturës për vitin 2017. 

Mungesë të kuorumit në votim ka pasur edhe për raportin për gjendjen e mjedisit në Kosovë, për vitin 2017.

Nuk është votuar mjaftueshëm as për emërimi i shtatë anëtarëve të Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore.

Nuk ka kaluar as votimi për shkarkimin e një anëtari të Bordit të Autoritetit Rregullator të komunikimeve elektronike dhe postare.

Për seancat e radhës ka mbetur edhe votimi i rekomandimeve nga debati parlamentar në lidhje me rastin e ngacmimit seksual, përdhunimit seksual dhe abortit të paligjshëm ndaj të miturës dhe përgjegjësinë institucionale të Qeverisë së Kosovës

Gjithashtu, pas një debati për amendamentin 5, të propozuar nga Bekim Haxhiu, për të mundësuar implementimin e ligjit për Sponzorizime, ku u tha se përmes tij do të mbështetën kultura dhe sporti, nuk ka arritur të marrë votat e mjaftueshme.

Adem Mikullovci: E përziva pak, po s’po di qysh me thënë ndryshe

Image

Deputeti i Vetëvendosjes, Adem Mikullovci ka thënë se sponzorizimi duhet të fokusohet më shumë në sport, pasiqë sipas tij, ‘këtu është më e fokusuar rinia në Kosovë.

Ai ka thënë se ‘ndoshta e kuptojnë pasiqë e përzijti pak mendimin e tij, por deshi të thotë që paratë të shkojnë më shumë në sport’.

“Kisha me thënë që sporti duhet të sponzorizohet më shumë, domethënë sponzorizimet të shkojnë më shumë kah sporti e jo kah kultura, se edhe kultura ka nevojë për sponzorizim por ma pak se sporti. Kaq deshta me thënë, pak e përziva po s’po di qysh me thënë ma ndryshe”, ka thënë Mikullovci.

Nis me vonesë seanca e Kuvendit, vetëm 63 deputetë të pranishëm në sallë

Deputeti i Vetëvendosjes, Adem Mikullovci ka thënë se sponzorizimi duhet të fokusohet më shumë në sport, pasiqë sipas tij, ‘këtu është më e fokusuar rinia në Kosovë.

Ai ka thënë se ‘ndoshta e kuptojnë pasiqë e përzijti pak mendimin e tij, por deshi të thotë që paratë të shkojnë më shumë në sport’.

“Kisha me thënë që sporti duhet të sponzorizohet më shumë, domethënë sponzorizimet të shkojnë më shumë kah sporti e jo kah kultura, se edhe kultura ka nevojë për sponzorizim por ma pak se sporti. Kaq deshta me thënë, pak e përziva po s’po di qysh me thënë ma ndryshe”, ka thënë Mikullovci.

***

 Ka nisur seanca e Kuvendit të Kosovës.

Në rend dite të kësaj seance janë gjithsejt 35 pika të rendit të ditës.

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ka bërë të ditur se në sallë aktualisht janë 63 deputetë.

***

Deputetët e Kuvendit të Kosovës sot mblidhen për të vijuar seancat plenare të lëna përgjysmë.

Në rendin e ditës janë paraparë rreth 35 pika mbi të cilat do të diskutohet dhe kërkohet vota e ligjvënësve kosovarë.

Rendi i ditës

Pikat e papërfunduara nga seancat e mëparshme:

I. Shqyrtimi i Propozim-Amendamentit nr. 26 në Kushtetutën e Republikës së Kosovës, të propozuar nga 80 deputetë të Kuvendit.

II. Pikat e papërfunduara nga seanca plenare, mbajtur më 7 mars 2019:

1. Votimi në lexim të dytë i Projektligjit për tatimin në të ardhurat personale,

2. Votimi në lexim të dytë i Projektligjit për tatimin në të ardhurat e korporatave,

3. Votimi i Raportit vjetor të Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës për vitin 2017,

4. Votimi i Raportit të Komisionit për Buxhet dhe Financa lidhur me mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për bankat, institucionet mikrofinanciare dhe institucionet financiare jobankare,

5.Votimi i Raportit të Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione lidhur me mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për mbrojtjen nga diskriminimi,

6.Votimi i Raportit të Auditimit për pasqyrat vjetore financiare të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve për vitin 2017,

7. Votimi i Raportit për gjendjen e mjedisit në Kosovë për vitin 2017,

8. Votimi për emërimin e 7 (shtatë) anëtarëve të Këshillit të Kosovës për trashëgimi Kulturore,

9. Votimi për shkarkimin e një (1) anëtari të Bordit të Autoritetit Rregullator të komunikimeve elektronike dhe postare,

10. Votimi i Propozim-rezolutës nga debati lidhur me dështimet dhe skandalet në politikën e jashtme të Republikës së Kosovës,

11. Votimi i Propozim-rezolutës nga debati parlamentar lidhur me angazhimet e Presidentit të Kosovës për përfshirjen e "shkëmbimit të territoreve" apo "korrigjim të kufijve" në dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë,

12.Votimi i Propozim-rezolutës nga debati parlamentar lidhur me dështimet e koalicionit qeverisës të cilat kulmuan me mos liberalizim të vizave,

13. Votimi i rekomandimeve nga debati parlamentar në lidhje me rastin e ngacmimit seksual, përdhunimit seksual dhe abortit të paligjshëm ndaj të miturës dhe përgjegjësinë institucionale të Qeverisë së Kosovës,

14. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për pijet e forta alkoolike,

15. Votimi i rekomandimeve nga Interpelanca e Ministrit të Zhvillimit Ekonomik, z. Valdrin Lluka, sipas kërkesës së kryetarit të GP-Partia Socialdemokrate, z. Dardan Sejdiu, i mbështetur edhe nga 11 deputetë, në lidhje me themelimin e Ndërmarrjes së Re Energjetike të Kosovës Sh. A/NKEC.

III. Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, mbajtur me 30 janar 2019:

1. Votimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për Protokollin Shtesë 5 të Marrëveshjes për Amendimin dhe Aderimin në Marrëveshjen e Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore,

2. Votimi në parim i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 02/L-88 për Trashëgiminë Kulturore,

3. Votimi në parim i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-064 për festat zyrtare në Republikën e Kosovës,

4. Votimi në parim i Projektligjit për Arsimin e Lartë në Republikën e Kosovës.

IV. Pikat e papërfunduara nga seanca plenare, mbajtur më 28 shkurt 2019:

1.  Votimi në lexim të dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 05/L-132 për Automjete,

2. Votimi në lexim të dytë i Projektligjit për miniera dhe minerale,

3. Votimi në lexim të dytë i Projekt-Rregullores së Kuvendit të Republikës së Kosovës,

4. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit Nr. 02/L-31 për Lirinë Fetare në Kosovë,

5. Votimi i raundit të dytë për zgjedhjen e gjashtë (6) anëtarëve të Këshillit për Ndihmë Juridike Falas.

V. Pika e pa përfunduar nga Seanca e Jashtëzakonshme, mbajtur më 12 mars 2019:

1. Votimi i Propozim-rezolutës nga debati parlamentar lidhur me vendimet e Qeverisë së Kosovës për ndarjen e mjeteve financiare nga shpenzimet e paparashikuara.

VI. Pika e pa përfunduar nga Seanca e Jashtëzakonshme, mbajtur më 13 mars 2019:

1. Votimi i Propozim-rezolutës nga debati parlamentar në lidhje me bllokimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nga Presidenti.

VII. Pika e pa përfunduar nga Seanca e Jashtëzakonshme, mbajtur më 28 mars 2019:

1. Votimi i Propozim-rezolutës nga debati parlamentar për situatën e krijuar në arsim pas vendimit të SBASHK-ut për të refuzuar kompensimin e orëve të humbura gjatë grevës 3-javore.

VIII. Pika e pa përfunduar nga Seanca e Jashtëzakonshme, mbajtur më 11 prill 2019:

1.  Votimi i Propozim-rezolutës nga debati parlamentar lidhur me zbrazjen e vendit nga të rinjtë, si rreziku më i madh që i kanoset vendit që nga paslufta.

IX. Pikat e papërfunduara nga seanca plenare, mbajtur më 12 prill 2019:

1. Shqyrtimi i Propozim-programit të Punës së Kuvendit të Republikës së Kosovës për vitin 2019,

2.Votimi i Propozim - Rezolutës nga Debati parlamentar, sipas kërkesës së deputetes Teuta Haxhiu, mbështetur edhe nga 9 (nëntë) deputetë nënshkrues, në lidhje me të drejtat e pensionistëve kontributëdhënës,

3. Votimi i Propozim - Rezolutës nga Debat parlamentar, sipas kërkesës së deputetit Faton Topalli, në lidhje me mosekzekutimin e Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës,

4. Votimi i Raportit të Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me shpenzimet për lobim nga ana e Presidencës dhe Qeverisë të Republikës së Kosovës,

5. Zgjedhja e anëtarëve të Bordit të Ndërmarrjes Publike Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut-"KOSTT" Sh.A,

6. Kërkesa e Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me shpenzimet për lobim nga ana e Presidencës dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës për kompensimin e anëtarëve të këtij Komisioni,

7.Propozimi i GP të Listës Serbe për emërimin e zëvendëskryetarit të dytë në Komisionin Ad-hoc për përpilimin e Kodit për rregullimin dhe menaxhimin e fushës së pensioneve dhe benificioneve nga sigurimi social dhe propozimet e grupeve parlamentare të PSD-së dhe LVV-së zëvendësimin e deputetëve në komisione parlamentarentare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat