Mbështetja e BE-së po ndikon në rritjen e eksportit të prodhimeve vendore

Aktuale

Mbështetja e BE-së po ndikon në rritjen e eksportit të prodhimeve vendore

Më: 19 qershor 2019 Në ora: 11:39
Richardo Serri

Zëvendës shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovës, Richardo Serri ka vizituar kompaninë "BINNI", e cila është përkrahur nga BE-ja me fonde.

Kjo vizitë u zhvillua në kuadër të projektit të Bashkimit Evropian për zhvillim ekonomik “ Të flasim për ekonominë“.

Serri u taku me pronarët e kësaj fabrike i cili i tregoi të arriturat e "BINN-it"- it fal mbështetjes së BE-së.

Njëri nga pronarët e fabrikës së mobileve "Binni", Bedri Fazliu tha se nga grantit= i Bashkimit Evropian kanë qenë përfitues të katër makinave të cilat ua kanë lehtësuar punën, e që kanë ndikuar në cilësi të prodhimeve të tyre dhe po ashtu është rritur edhe numri i punëtorëve.

 Ai tha se fal investimeve të bëra nga kompaninë e tyre dhe fal grantit të BE-së, kanë arritur që të rrisin eksportin e produkteve të tyre drejt vendeve evropiane.

Tutje ai i ka përmendur edhe disa nga sfidat me të cilat janë ballafaquar ai kompani çoftë me pamundësinë për qasjen në institucionet financiare ashtu edhe pengesat tatimore.

 Fazliu: Ky grant i BE-së e ka ndihmuar ngritjen e kapaciteteve tona prodhuese

"Ka qenë ky një grant që biznesin tonë e ka shtyrë të rritet si në procesin e prodhimit, në ngritjen e kapaciteteve prodhuese cilësinë e prodhimeve dhe gjithashtu rritjen e numrit të të punësuarve. Po ashtu kur flasim për rritjen e shitjes është rritur edhe eksporti i cili ka qenë shumë i ulët para pesë viteve dhe tani është rritur pothuajse për çdo vit për rreth 30 për qind. Krahas granteve ne kemi investuar edhe fonde tjera gjatë çdo viti kemi rritur investimet makinerinë në teknologjitë më të reja që ka mundësuar që prodhimet tona të jenë cilësore dhe t'i plotësojnë kushtet për te eksportuar në shtetet e Bashkimit Evropian", tha Fazliu.

Pronari i fabrikës" BINNI" ka inkurajuar Bashkimin Evropian që të vazhdojë mbështetjen e bizneseve kosovare me qëllim që edhe ato të jenë konkurrente në tregun ndërkombëtar si dhe të ndihmojnë zhvillimin ekonomik.

Zëvendës shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Richardo Serri tha se ndihma ndaj kompanisë "BINNI" është në kuadër të kornizës për ndihmën e zhvillimit ekonomik dhe rritjen e vendeve të punës në Kosovë.

Serri tha se po ashtu se është kënaqësi për BE-në që ka përkrahur këtë biznes ku gjysma e investimeve në këtë kompani janë financim i BE-së.

Serri: Si BE jemi krenar që ndihmuam financiarisht këtë fabrikë

 "E dimë që Kosova mund të bëjë gjëra më të mëdha dhe e dimë që ky është një shembull shumë i mirë i biznesit në Kosovë dhe një kompanie që po rritet. Një kënaqësi tjetër për BE- në është se ju gjithë këtë më vete, por edhe me një pjesë të ndihmës nga Bashkimi Evropian dhe ky financim erdhi kryesisht nga Bashkimi Evropian 400 mijë euro gjysma e tyre nga BE-ja në vitin 2014-2016 dhe tani kemi parë edhe rezultatet përfundimtare të kësaj fabrike dëgjuam që është zhvilluar edhe më tutje, dhe ajo çka është më e rëndësishmja për të rritur numrin e vendeve të punës në fabrikën tuaj", u shpreh Serri.

Zëvendës shefi i Zyrë së BE-së në Kosovë tha po ashtu se fal cilësisë prodhimet e "BINNI-it" kanë arritur të jenë edhe në tregjet e vendeve të Bashkimit e Evropian.

Kompania e drurit "BINNI" është në treg në prodhimet e saj afro 30 vite dhe aktualisht ka të punësuar 170 punëtor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat