“Problemet në Kosovë nuk i ka krijuar BE, por politika e njerëzve që nuk kanë dije për të drejtuar shtetin“

Aktuale

“Problemet në Kosovë nuk i ka krijuar BE, por politika e njerëzve që nuk kanë dije për të drejtuar shtetin“

Nga: A.SH Më: 19 qershor 2019 Në ora: 14:50
Jakup Krasniqi

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate, Jakup Krasniqi, ka thënë se nuk mund të heshtësh për problemet në Kosovë sepse ato nuk na i ka krijuar BE-ja, por na i ka krijuar politika e njerëzve shpirtngushtë që nuk kanë vizion e dije për të drejtuar kombin e shtetin në drejtimin e duhur.

Ai përmes një postimi në Facebook ka shkruar se, problemet tona politike zgjidhen me një vizion të qartë të cilin nuk e kemi as të kornizuar. Gjithashtu "regresi në qeverisje" nuk zgjidhet me konferenca shtypi, por me program të mirë qeverisës, sigurisht jo me programet e qeverive të shkuara, mbase as me ketë të qeverisë së sotshme.

Statusi në Facebook:

REGRESI NË KOSOVË KA HISTORI MË TË GJATË SESA NJË MANDAT

Kur njeriu i dëgjon e lexon lajme në mediet tona, lajmet e prodhuara nga politikanët, si "BE-ja po e trajton ndryshe Kosovën" apo "kjo qeveri po shënon vetëm regres" edhe po deshe të heshtësh nuk mundesh.

Pse nuk mundesh?

Nuk mund të heshtës se problemet në Kosovë nuk na i ka krijuar BE-ja, por na i ka krijuar politika e njerëzve shpirtngushtë që nuk kanë vizion e dije për të drejtuar kombin e shtetin në drejtimin e duhur.

Sigurisht edhe kjo qeverisje nuk është e duhura, por as ato parapraket nuk kanë qeverisur gjë më mirë. Qeveritë e kaluara na kanë sjellë në ketë gjendje, kjo e sotmja e ka vazhduar të njëjtin mentalitet të të qeverisurit dhe po vazhdon ta korrë atë që ia kishte mbjellë pararendësja.

Çështja është se problemet e grumbulluara nder vite nuk zgjidhen me kritika ndaj të tjerëve. Problemet tona politike zgjidhen me një vizion të qartë të cilin nuk e kemi as të kornizuar. Gjithashtu "regresi në qeverisje" nuk zgjidhet me konferenca shtypi, por me program të mirë qeverisës, sigurisht jo me programet e qeverive të shkuara, mbase as me ketë të qeverisë së sotshme.

Eh! sikur ta kishim një program qeverisës se paku të skicuar mirë e më përmbajtje shpresëdhënëse për qytetarët shpresëthyer! A diçka e tillë nuk po shihet në horizontet tona politike.

Të shpresojmë se politika e jonë do kthjellet një ditë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat