Miftaraj: Edhe Haradinaj e Limaj të veprojnë si Veseli

Aktuale

Miftaraj: Edhe Haradinaj e Limaj të veprojnë si Veseli

Nga: A.Zh Më: 19 qershor 2019 Në ora: 15:59
Kadri Veseli

Ehat Miftaraj, nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, ka reaguar pas vendimit të kryetarit të PDK-së Kadri Veseli, për lirimin nga detyra të zyrtarëve të kësaj partie me aktakuza.

Miftaraj ka thënë se vendimi i Veselit është fillim i mbarë dhe jep shpresë.

Sipas tij, këtë qasje duhet ta kenë edhe kryeministri Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj, përcjell Bota sot.

Miftaraj ka thënë se pas 11 viteve, erdhi një vendim, që promovon sundimin e ligjit dhe qeverisjen e mirë.

Postimi i Miftarajt:

Kerkesa e Institutit te Kosoves per Drejtesi per qeveri me duar te pastra ka filluar te jetesohet.

Vendimi i Kryetarit te Partise Demokratike te Kosoves, z. Kadri Veseli eshte fillim i mire dhe jep shprese.

Personat me aktakuza dhe qe kane probleme me ligjin nuk kane vend ne institucione publike dhe se paku ne nje parti politike. Se paku keshtu u premtua.

Le te shpresojme se ky do te jete standard i ri i qeverisjes ne Kosoves.

Qasja e tille duhet te ndjeket edhe nga Kryeministri Haradinaj me ministrat nga AKK, Fatmir Limaj ne NISMA dhe partite qe jane ne pushtet dhe opozite jo vetem ne nivel qendror por edhe ate lokal.

Nje shtet qe aspiron vlerat e Bashkimit Evropian, nuk mund dhe nuk duhet te lejoj qe te qeveriset me njerez qe kane probleme me ligjin.

Pas me shume se 11 viteve, qe kur Kosova ka shpallur pavaresine, vjen nje vendim i cili promovon sundimin e ligjit dhe qeverisjen e mire, dhe kthen sadopak besimin e publikut ne institucionet publike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat