Forca dhe guximi i Vasfije Krasniqit-Goodman, është inspiruese

Aktuale

Forca dhe guximi i Vasfije Krasniqit-Goodman, është inspiruese

Nga: Z.B Më: 19 qershor 2019 Në ora: 16:48
Pamje nga takimi

Deputetja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila, në ditën ndërkombëtare për Eliminimin e dhunës seksuale në konflikt, ka thënë se Vasfije Krasniqi Goodman e cila refuzoi që kjo dhunë t’a nënshtrojë për jetë dhe stigma e saj t’i qëndrojë si hije e zezë mbi kokë, përcjell “Bota sot”.

Kusari-Lila, këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook ku ka shkruar se Vasfija edhe buzëqesh dhe tregon për përvojën e saj të re, avokuese për viktimat e dhunës seksuale.

Postimi i plotë:

Sot është dita ndërkombtare për Eliminimin e dhunës seksuale në konflikt.

Ditëve të fundit kam pasë fatin dhe nderin të takojë këtë grua Vasfije Krasniqi Goodman e cila refuzoi që kjo dhunë t’a nënshtrojë për jetë dhe stigma e saj t’i qëndrojë si hije e zezë mbi kokë.
Në të kundërten, ajo mblodhi forcën dhe shpërtheu vellon e anonimitetit, duke i dalë karshi gjithë Botës me guxim e vendosmëri: “Jam viktimë e dhunimit dhe jam këtu për të treguar dhe për t’u bërë zëri i atyre që ende s’kanë zë”.

Vasfija edhe buzëqesh dhe tregon për përvojën e saj të re, avokuese për viktimat e dhunës seksuale. Ajo na tregon të gjithëve si duhet marrë jetën, me të mirat dhe kqijat e saj, por me vendosmërinë për të nxjerrë më të miren nga jeta.

Forca dhe guximi i saj janë inspiruese.

Storia e saj është e gjallë, sikur të gjallë janë kriminelët që kryen këto krime. Vasfija sot është luftëtarja për drejtësi dhe uroj të jenë edhe të tjera që marrin guximin të tregojnë krimet makabre të forcave serbe në Kosovë.
Ndërsa uroj sot që sa më parë të ketë drejtësi për të gjitha Viktimat e dhunës seksuale kudo në Botë.

Vazhdo rrugëtimin Vasfije dhe dije gjithmonë se KURRË nuk je vetëm.

#BëhuZëriIm
#BeMyVoice
 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat