Kryetari i Degës së PDK’së në Gjilan reagon pas vendimit të Veselit

Aktuale

Kryetari i Degës së PDK’së në Gjilan reagon pas vendimit të Veselit

Më: 19 qershor 2019 Në ora: 17:18
Qemajl Mustafa

Qemajl Mustafa i zgjedhur pak kohë më parë Kryetar i PDK-së në Gjilan, ka reaguar pasi Kryetari i kësaj partie Kadri Veseli ka thënë se do ti shkarkojë të gjithë zyrtarët e kësaj partie që kanë aktakuza për keqpërdorim të pozitës zyrtare.

Mustafa që është zgjedhur disa muaj më herët në postin e kryetarit të PDK-së në Gjilan është ende nën aktakuzë për keqpërdorim të pozitës zyrtare sa ishte kryetar i Komunës së Gjilanit.

Mustafa përmes facebookut ka shkruar se e vërteta dhemb por shëron.

“E përgëzoj Kryetarin Veseli për vendimin që të akuzuarit për krim, korrupsion, tejkalim të detyrave zyrtare dhe për nepotizēm t’i pezullojnë detyrat e tyre publike në parti e në institucione” ka thënë Mustafa.

Ai ka shkruar se vetëm ata që sot i qëndrojnë pranë këtij vendimi janë ata që ia duan të mirën PDK-së.

“Vetëm ata që sot e çdo ditë të ardhëshme i qëndrojnë pranë këtij vendimi, janë argatë të pastrimit të “oborrit” tonë e pastaj edhe të shoqërisë tonë në tërësi.E vërteta shpesh dhemb shumë por ajo edhe shëron qëndrueshëm” ka shkruar Mustafa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat