Deputetja e LDK-së: Qeveria Haradinaj i ka lëshuar vendin një presidenti kauboj

Aktuale

Deputetja e LDK-së: Qeveria Haradinaj i ka lëshuar vendin një presidenti kauboj

Hava Orana Xhukolli Nga Hava Orana Xhukolli Më 19 qershor 2019 Në ora: 22:10
Ramush Haradinaj, Hashim Thaçi

Edhe deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lirije Kajtazi ka kritikuar qeverinë aktuale të udhëhequr nga Ramush Haradinaj.

Image
Lirije Kajtazi

Ajo në një prononcim për “Bota sot” thotë se kjo qeveri ka ikur nga temat esenciale që janë në mandatin e saj, për t’ia lëshuar vendin, Presidentit aktual, Hashim Thaçit. Sipas Kajtazit, kjo qeveri do të bie nga skandalet.

“Kjo qeveri ka ikur nga temat esenciale të cilat i ka mandat kushtetues, për t’i lëshuar vend një presidenti kauboj. Po ashtu kjo qeveri skajshëm po keqpërdor buxhetin duke varfëruar vendin dhe po shkatërron imazhin e Kosovës. Populli i Kosovës nuk e meriton këtë format, kjo qeveri do bie nga skandalet, e qytetarët duhet ta zgjedhin atë që mendon për ta”, thotë deputetja e LDK-së, Lirije Kajtazi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat