Albulena Haxhiu për shkarkimet e Veselit: “Hajt t'ja nisim prej fillimit”...

Aktuale

Albulena Haxhiu për shkarkimet e Veselit: “Hajt t'ja nisim prej fillimit”...

Nga: A.M. Më: 19 qershor 2019 Në ora: 23:18
Albulena Haxhiu

Deputetja e VV-së, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas vendimit të kreut të PDK-së, KAdri Veseli për shkarkimin e tre zyrtarëve të kësaj partie pasi që kanë aktakuza.

Ajo në një postim në Facebook, ka shkruar se “kriminelët që kanë krijuar pasuri të pajustifikueshme duhet të pensionohen politikisht, të japin përgjegjësi penale”

Postimi i plotë:

Vjedhin 20 vite, pasurohen në kurriz të qytetarëve, e pastaj thonë "hajt t'ja nisim prej fillimit"...Jo, kështu nuk shkon, jo vetëm pse vjedhin sërish por sepse kriminelët që kanë krijuar pasuri të pajustifikueshme duhet të pensionohen politikisht, të japin përgjegjësi penale dhe duhet t'ju konfiskohet pasuria e pajustifikueshme prandaj është jetike ta largojmë sa më parë PANhajninë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat