Ish-shoku i studimeve të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, veprimtari dhe ish-anëtari i Partisë Parlamentare të Kosovës, Sali Rexhaj e ka komentuar veprimin e fundit të Thaçit, i cili e shkarkoi nga posti i këshilltarit ish-agjentin e BIA-së serbe, Branislav Nikoliq.
Rexhaj thotë se është e pamoralshme të shkarkohet serbi dhe të mbahen shqiptarët agjent e spiunë të tjerë në këto poste.
Ai ka përmendur edhe emrat e atyre që kanë bashkëpunuar apo kanë kontakte me shërbimet sekrete të ish-Jugosllavisë.
“Nuk është e moralshme nga ana e Thaçit që të shkarkohet një agjent i BIA-së vetëm se është serb, kurse të mbahen agjentet e spiunët tjerë, si këshilltar vetëm se janë shqiptar.
Zyrapi, Bytyqi, Shala, Gashi...secili ka punuar ose ka kontakte të forta me shërbime sekrete te ish-Jugosllavisë.
Ose duhet të shkarkohen të gjithë, ose të mbahen bashk pa diskriminim etnik”, shkruan Rexhaj në Facebook, transmeton gazeta “Bota sot”.