Rugova: Prej një individi si Kadri Veseli, nuk ka hajër

Aktuale

Rugova: Prej një individi si Kadri Veseli, nuk ka hajër

Nga: v.r Më: 20 qershor 2019 Në ora: 11:10
Kadri Veseli

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Yll Rugova, konsideron që në një shtet normal, një individ si Veseli nuk do të duhej të ishte udhëheqës partie në asnjë rrethanë, shkruan “Bota sot”.

Ai, theksoi se para se gjithashë, vet Veseli do të duhej të kishte aktakuzë.

Postimi plotë i Yll Rugovës:

Kadri Veseli para disa ditësh u përmend në një video skandal, si i përfshirë në aferën e fajdeve që ndërlidhet me spitalin privat te QKUK-ja.

Dje Kadri Veseli kinse ka ndërmarrë hapa për të larguar zyrtarët me aktakuza nga PDK-ja. Por, nëse prokuroria kishte me funksionu qysh duhet, edhe vetë Veseli ishte dashtë me pasë aktakuzë. Së këndejmi, Veseli ishte dashtë edhe vetë me dhonë dorëheqje. Në fakt, në një shtet normal, një individ si Veseli nuk do të duhej të ishte udhëheqës partie në asnjë mënyrë.

Ato video përgjimet që qarkulluan, tash po mundohen me mish e me shpirtë me i përhumbë nga kujtesa e opinioni, e qe besa, mediat e Veselit po ndihmojnë shumë në këtë drejtim.

Por, secili e mbajmë mend shumë mirë jo vetëm këtë aferë të fajdeve, por edhe gjithë historinë që nga SHIK e deri tash.

PDK-ja është një konglomerat i krimit, hajnisë e korrupsionit. Edhe krejt e dijnë këtë punë!

#hajnatnëburg #prokurorianëpunë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat