Haradinaj thotë se veprimet e brendshme nuk i ndërlidh me veprimet e partive tjera - Bota Sot
Haradinaj thotë se veprimet e brendshme nuk i ndërlidh me veprimet e partive tjera

Aktuale

Haradinaj thotë se veprimet e brendshme nuk i ndërlidh me veprimet e partive tjera

Më: 20 qershor 2019 Në ora: 12:35
Ramush Haradinaj

(E plotësuar)-  Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, duke mos dashur të komentojë vendimin e kryetarit të PDK-së për shkarkim të zyrtarëve partiak që janë nën aktakuzë, ka thënë se asnjë veprim i ndonjë një partie nuk ndërlidhet me vendimet e tij.

Këto komente kreu i ekzekutivit i bëri në një konferencë për media,  lidhur me zhvillime e fundit në vend.

Haradinaj tha se sot e ka liruar nga detyra ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj pasi ka dhënë dorëheqje, ndërsa është në pritje edhe të shkarkimit të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Agim Çeku.

Haradinaj tha se gjatë mandatit të tij janë ndërruar gjashtë ministra për arsye të ndryshme.

Haradinaj: Nuk komentoj vendimet e partive

“Pra nuk lidhet një veprim me një tjetër edhe nuk i lidhim, por siç e dini deri më tani janë ndërruar gjashtë ministra, pra është ndërruar Flamur  Sefaj, dy të Listës Serbe pastaj ka ndodhur me Bajram Hasanin,  Albena...10;’53 Çdo parti i ka specifikat e veta, arsyeje dhe kalkulimet e veta pse merr vendime nuk komenton vendime të kryetarëve të partive, jam vetë kryetar partie mbaj përgjegjësi për Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës për punët si i bënë por nuk përputhen specifikat e njërës parti me tjetrën, pra dallojmë PDK dallon, LDK dallon, Vetëvendosje dallon...Ne nuk ndërlidhim asnjë veprim të brendshëm me veprimin e dikujt tjetër secila parti politike gjykon në mënyrën e vetë kalkulon në mënyrën  e vetë, vendos në mënyrën e vetë, pra nuk kam të drejtë me i komentua vendimet e kryetarit Veseli, është partner politik, sa herë që është i kënaqur me min istrat e vetë iu shpreh falënderim, por nëse do me i ndërruar i ndërrojmë“ ,u shpreh Haradinaj.

Shefi i Qeverisë së Kosovës ka komentuar edhe shkarkimin e këshilltarit të presidentit, Hashim Thaçi, Branislav Nikoliq  i cili dyshohet se ishte pjesëtar i BIA-së.

E për kërkesën e deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, që të thirret Këshilli i Sigurisë tha se Këshilli i Sigurisë nuk mund të thirret pa kaluar nëpër disa procedura kjo çështje  dhe se janë duke pritur verifikime.

Haradinaj: Duhet ndjekim disa procedura para se të dalim në sqarim publik

“Kemi institucione që u drejtohemi për informata lidhur me këtë rast, pra ne ndjekim një procedurë pa e sqaruar në publik, pa dal në publik për këtë pra jemi të obliguar me i ndjek disa procedura para çdo vendimi pra nuk mundemi vetëm pse dikush e ka dhënë një lajm me e thirrë Këshillin e Sigurisë, thirrja e Këshillit të Sigurisë është procedurë me ligj edhe ashtu bëhet. Ne i kemi ndjekur ato procedura, pra personalisht edhe unë“, ka thënë ai.

Lidhur me Samitit të  Berlinit, kreu i ekzekutivit ka thënë se kjo varet nga përgatitja e punimeve,  dhe se sipas tij institucionet vendore kanë koordinim dhe qëndrim për tema të caktuara.

Haradinaj:  Mbajtja e Samitit të Parisit varet nga përgatitjet

“Nëse përgatitjet shkojnë mirë me siguri që do të mbahet, por nëse nuk janë kryer përgatitjet mund edhe të shtyhet pra kemi paralajmëruar edhe në të kaluarën që mund të ndodh të shtyhen. Në Kosovë është gjendja mirë, pra në mes të institucioneve , në mes atyre që punojnë. Kemi koordinuar mjaftueshëm, kam bërë vetë kujdes në koordinim me të gjithë, edhe Kosova ka qëndrimin e vetë për tema, pra ka përgatitur qëndrim për tema, mendoj që nuk jemi keq”, tha Haradinaj.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë kësaj konference për media ka komentuar edhe reagimet e BE-së  për çështjen e homologimit, ku  shefja e BE-së, Natalya Apostolova, ka thënë se monopoli në homologimin e veturave është një brengë e ngritur nga BE-ja, pasi bie në kundërshtim me standardet e saj.

Për këtë çështje Haradinaj tha se nëse në këtë proces ekzistojnë shkelje ligjore, atëherë kritikat janë me vend.

Haradinaj: Vendimet mund t’i atakojmë varësisht prej motiveve dhe shkeljeve ligjore

“Nëse ka dikush ndonjë veprim të marrë,  bën të atakohet ky vendim pa marrë parasysh se kush është në pyetje mund ta atakosh në bazë të shkeljeve të procedurave nëse janë shkelur, në bazë të shkeljes së ligjit ose mundesh me kërkuar formulë të re për shkak të motiveve, mund t’i thuash qeverisë se nuk e shkel asgjë por pse nuk e bëni kështu se është më mirë ta zëmë liberalizim i tregut , pra duhet me u sqaruar se për çka po bëhet fjalë“, tha ai. 

Haradinaj: Po pres shkresë zyrtare nga Veseli për ta shkarkuar edhe Agim Çekun

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka treguar se po pret një shkresë zyrtare nga kreu i PDK’së, Kadri Veseli, për lirimin nga detyra edhe të zëvendësministrit Agim Çeku.

Kjo pasi që emërimet e zëvendësministrave janë emërime politike, dhe si rrjedhojë Haradinaj tregon se atë mund ta lirojë nga detyra, pas një kërkese të Kadri Veseli.

“Sot kam liruar nga detyra, ministrin Besim Beqaj. Sepse ai vet e ka sjellë dorëheqjen. Nuk e kam liruar nga detyra, zëvendësministrin Ceku, po pres një shkresë zyrtare nga Kadri Veseli, si propozim për ndryshim. sepse janë emërime politike”, ka thënë Haradinaj.

Beqaj ka ofruar dorëheqjen pasi kreu i PDK’s, Kadri Veseli, ka vendosur për të larguar nga pozitat partiake dhe institucionale të gjithë zyrtarët e PDK’së që kanë aktakuza të konfirmuara nga institucionet e drejtësisë në Kosovë

Haradinaj në konferencë (Drejtpërdrejt)

Kryeministri Ramush Haradinaj po mban konferencë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...