Haradinaj numëron të liruarit nga detyra gjatë qeverisjes së tij

Aktuale

Haradinaj numëron të liruarit nga detyra gjatë qeverisjes së tij

Më: 20 qershor 2019 Në ora: 12:28
Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, ka pranuar kërkesën për dorëheqje nga ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj, të cilin më pas e ka liruar nga detyra.

Haradinaj përmes Facebook-ut ka listuar emrat e të liruarave nga detyra gjatë qeverisjes së tij:

  Ministrin e Brendshëm Flamur Sefaj (AKR) dhe drejtori i AKI-së Driton Gashi për rastin e ekstradimit të shtetasve turq, Ministrin e Bujqësisë, Nenad Rikalo (Lista Serbe), vendim politik, Ministrin e MAPL Ivan Todosijević (Lista Serbe) dhe Zv. Ministren Vesna Mikić (Lista Serbe), për shkak të mohimit të krimeve të luftës dhe shkeljes së parimeve demokratike të vendit, Zv. Ministri Musa Cena – MZHR (AAK) dhe Zv. Ministri Bujar Nerjovaj MAP (AAK), për shkak të përballjes ligjore me veprime të caktuara gjatë ushtrimit të funksionit zyrtar dhe përballjes me drejtësinë, Ministrin e Tregtisë, Bajram Hasani (NISMA), Ministrin e Brendshëm Bejtush Gashi (AKR), Ministren e Ambientit Albena Reshitaj (AKR), vendim politik.

“Në respektim të marrëveshjeve politike, Qeveria e koalicionit të gjerë, do të vazhdojë t’i kryej detyrat qeverisëse ndaj qytetarëve të vendit, pa dallim”, ka theksuar kryeministri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat