Haradinaj dekoron me medaljen e Skënderbeut, humanistin Halil Kastrati - Bota Sot
Haradinaj dekoron me medaljen e Skënderbeut, humanistin Halil Kastrati

Aktuale

Haradinaj dekoron me medaljen e Skënderbeut, humanistin Halil Kastrati

Nga: v.r Më: 20 qershor 2019 Në ora: 13:09
Ramush Haradinaj Halil Kastrati

Në shenjë falenderimi për punën e madhe humanitare, Ramush Haradinaj, ka dekoruar sot me dekoratën e Kryeheroit Gjergj Kastriot Skënderbeut, humanistin dhe themeluesin e shoqatës bamirëse Jetimat e Ballkanit, shkruan Bota sot.

Postimi plotë i Ramush Haradinajt

Në shenjë falenderimi për punën e madhe humanitare, si një vlerë komplementare e jona dhe për kontributin në të gjitha proceset deri në liri, sot nderova me dekoratën e Kryeheroit Gjergj Kastrioti Skenderbeu, humanistin dhe themeluesit e shoqatës bamirëse, “Jetimat e Ballkanit”, z.Halil Kastrati.

 

Shpreha gatishmërinë e Qeverisë së vendit për mbështetjen në projektet e kësaj organizate, me theks të veçantë mbështetjen për ndërtimin e një jetimoreje për fëmijët e braktisur.

 

Veprimet humane janë përcaktim dhe e drejtë e gjithësecilit dhe meritojnë respekt.

 

RH

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...