Deputeti i LDK-së me reagim të ashpër për Apostolovën, ia përmend partitë në Bullgari

Aktuale

Deputeti i LDK-së me reagim të ashpër për Apostolovën, ia përmend partitë në Bullgari

Nga: D.RR Më: 20 qershor 2019 Në ora: 15:00
Nataliya Apostolova

Deputeti i LDK-së, Haxhi Avdyli, përmes një postimi në Facebook i ka reaguar Apostolovës, pasi kjo e fundit tha se partitë tjera duhet ta marrin shembull PDK-në, pas shkarkimit të disa zyrtarëve të saj të përfshira në afera korrupsioni.

Teksa ia ka përmendur të bëmat e këqija të PDK-së ndër vite, Avdyli i është drejtuar Apostolovës duke i thënë se shembullin e PDK-së prezentoje në partitë e saja në Bullgari.

Postimi i plotë:

Ambasadorja Apostolova paska shkretu duke thënë që partitë tjera duhet ndjekur shembullin e PDK-së. Cilin shembull zonja Ambasadore, 11 vjet vjedh, blej, privatizo, korrupto, kërko haraq, merr fajde. Cilin shembull ambasadore , 11 vjet blej e manipulo zgjedhje, 11 vjet vendos njerzë të korruptuar nëpër institucione nga drejtesia, arsimi e çdo segment të shtetit. 11 vjet keqqeverisje e zhvatje të shtetit dhe në fund hajde ti largojmë ata që u nxunë me pelë për dore. Ata po largohen jo pse keqpërdoren pushtetin, por pse u zunë e dolën në publik. Çfarë shembulli ka dhënë PDK që duhet me ndjek, atë që të gjithë kryetarët e komunave ishin me aktakuza e qeverisën në mandate të plota, apo ata ministra që për 10 vjet udheheqen ministritë herë nga gjyqet e herë nga zyret. Cilin shembull zonja ambasadore po kerkon me ndjek ne, at të privatizimeve korruptive të tokave apo të fabrikave. Ku ishe zonja ambasadore deri tash, që zëri stu degjua për katrahurën ekonomike e politike që në masë të madhe PDK është pergjegjëse. Shembullin e udheheqjes së PDK mos na ofro neve , por që të pëlqen prezentoje si shembull për partitë tuaja në Bullgari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat