Abdixhiku i reagon Haradinajt: Për dy vite qeverisje PAN, 24 mijë vende pune më pak

Aktuale

Abdixhiku i reagon Haradinajt: Për dy vite qeverisje PAN, 24 mijë vende pune më pak

Nga: A.ZH Më: 20 qershor 2019 Në ora: 16:25
Lumir Abdixhiku

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas publikimit të raportit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës për shifrat e papunësisë në vend.

Abixhiku ka thënë sipas raportit të kësaj Agjencie,janë 24,000 vende pune më pak për dy vjet qeverisje nga koalicioni PAN, përcjell Bota sot.

Sipas tij, për çdo ditë të PAN-it në pushtet, nga 36 vende pune humben në ditë – secilën ditë.

Ndërsa, kryeministri Haradinaj pretendon se gjatë qeverisjes së tij, ka pasur rritje të punësimit.

Reagimi i Abdixhikut:

Jo Kryeministër!

S’ka lajm të mirë në numrat e papunësisë

Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, në shtator të vitit 2017, ditën kur ju nisët punën në Qeverinë PAN, në Kosovë punonin plot 365 mijë qytetarë. Sot, pas dy viteve qeverisje PAN, sipas të njëjtës Agjenci, të punësuar janë vetëm 341 mijë kosovarë.

Pra plot 24,000 vende pune më pak për dy vjet qeverisje PAN. Dy vjet politika nepotike partiake e shpërdorim parashë pa masë japin veçse një përfundim; për çdo ditë të PAN-it në pushtet, nga 36 vende pune humben në ditë – secilën ditë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat