Dekoroi Halil Kastratin, Haradinajt i vjen goditja: Themeloje një dekoratë me emrin e Sulltan Muratit

Aktuale

Dekoroi Halil Kastratin, Haradinajt i vjen goditja: Themeloje një dekoratë me emrin e Sulltan Muratit

Nga: A.ZH Më: 20 qershor 2019 Në ora: 16:36
Ramush Haradinaj ka dekoruar me medaljen e kryeheroit Gjergj Kastritotit-Skenderbeut, humanistin Halil Kastrati.

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, ka dekoruar me medaljen e kryeheroit Gjergj Kastritotit-Skenderbeut, humanistin Halil Kastrati.

Kundër këtij dekorimi ka dalë Sali Rexhaj, ish-anëtari i Partisë Parlamentare të Kosovës, përcjell Bota sot.

Ai në një postim në Facebook, ka ironizuar me Haradinajn, duke thënë ta themelojë një dekoratë me emrin e Sulltan Muratit dhe të dekorojë imamët.

“Gjergj Kastrioti me ilahi nuk shkon”, ka thënë ai.

Reagimi i Rexhajt:

Ramush, themeloje edhe nje dekorate me emerin e Sulltan Muratit dhe dekoroj njerezit si imam Halil Kastrati, Naim Ternava, Šeča...

Nje tjeter te Car Millutinit per Listen Serbe dhe te Njegoshit per malazez. Jemi shtet multietnik apo jo.

Gjergj Kastrioti me ilahi nuk shkon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat