Djali i Shaban Manajt shpalos një foto të pa publikuar më parë të presidentit Rugova dhe të babait të tij - Bota Sot
Djali i Shaban Manajt shpalos një foto të pa publikuar më parë të presidentit Rugova dhe të babait të tij

Aktuale

Djali i Shaban Manajt shpalos një foto të pa publikuar më parë të presidentit Rugova dhe të babait të tij

Nga: A.M. Më: 20 qershor 2019 Në ora: 18:32
Veprimtari Shaban Manaj, presidentit historik Ibrahim Rugova

Sot po festohet dita e çlirimit të Istogut. Shkëmb Manaj, djali i Shaban Manajt, veprimtarit të vrarë të LDK-së,  me anë të një postimi në Faceboo, ka publikuar një fotografi të presidentit historik Ibrahim Rugova me babin e tij.

Ai ka shkruar se “do t'i kujtojmë përherë me krenari si gjurmë e ndritur e historisë sonë kombëtare!”   

Postim i plotë:                          

20 vjet nga çlirimi i Istogut !                                           

Falendërimi i takon të gjithë burrave dhe grave te të gjitha gjeneratave, brez pas brezi, e deri tek Lëvizja për Pavarësi e udhëhequr nga Presidenti Rugova dhe lufta e Ushtrisë Çlirimtare e Kosovës, që dhanë kontribut dhe shkrinë jetën e tyre për lirinë e atdheut. Do t'i kujtojmë përherë me krenari si gjurmë e ndritur e historisë sonë kombëtare !

Po ashtu, falendërimi i takon edhe miqve tonë, NATO-s në krye me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që u rreshtuan drejtë dhe mbështetën fuqishëm kauzën tonë legjitime për liri dhe pavarësi.

Sot, ne duhet të punojmë me përkushtim që të forcojmë institucionet demokratike dhe ta zhvillojmë Republikën tonë, duke garantuar të ardhme të sigurt për të gjithë qytetarët tonë, duke ngritur besimin në institucione dhe duke i dhënë zgjidhje kërkesave dhe problemeve të qytetarëve.

Të gjithë qytetarëve të Komunës së Istogut, urime e gëzuar Dita e Çlirimit !

Zoti e bekoftë vendin tonë !

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...