Avni Arifi tregon se çfarë ndodhi në darkën e fshehtë në Berlin - Bota Sot
Avni Arifi tregon se çfarë ndodhi në darkën e fshehtë në Berlin

Aktuale

Avni Arifi tregon se çfarë ndodhi në darkën e fshehtë në Berlin

Më: 20 qershor 2019 Në ora: 18:33
Avni Arifi

Përfaqësues të Kosovës e Serbisë mbrëmë janë takuar në Berlin.

Gjatë ditës së djeshme në Berlin të Gjermanisë është zhvilluar një takim në mes të Kosovës e Serbisë.

Palën kosovare në këtë takim e kanë përfaqësuar ambasadori i Kosovës në Emiratet e Bashkuara Arabe, Avni Arifi dhe shefi i stafit të kryeministrit Haradinaj, Selim Selimi.

Pjesë e takimit ka qenë edhe Michael O’Riley, ish-avokat i Haradinajt.

Ndërsa nga pala serbe delegacionin e ka kryesuar Marko Gjuriq Drejtor në i Zyrës për Kosovë në Qeverinë e Serbisë.

Përderisa burime të mediave kanë bërë të ditur se qëllim i këtij takimi sekret ka qenë diskutimi i draftit për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe në Kosovë  me kompetenca ekzekutive apo Asociacioni Plus, Avni Arifi i cili ka qenë pjesë e këtij takimi, ka thënë se në këtë takim nuk kanë pasur kompetenca që të flasin për çështje politike.

Arifi ka thënë se në këtë takim është folur vetëm për dialogun dhe se nuk kanë biseduar për asnjë temë tjetër.

“I tërë takimi ka pasur të bëjë vetëm për të arritur te dialogu teknik ku ka mbet procesi, pra se si të vazhdojmë tutje. Kurse për pjesën politike nuk kemi pas kompetenca me fol sigurisht as për taksën. Debati është bërë për atë që dialogu është bllokuar shtatë muaj para taksës më, 15 mars 2018. Me gjithë insistimin tonë drejtuar BE-së në maj ata nuk e kanë vazhduar, sepse zyra e Mogherinit është shndërruar në zyrë të Serbisë” ka deklaruar Arifi.

Sipas tij, ajo çfarë Kosova ka kërkuar nga Serbia në këtë takim ka qenë që të mos ketë kushtëzime të dialogut dhe që bisedimet të vazhdojnë në Samitin e Parisit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...