Del edhe fotografia e përfaqësuesve të Kosovës në takimin e fshehtë të Berlinit - Bota Sot
Del edhe fotografia e përfaqësuesve të Kosovës në takimin e fshehtë të Berlinit

Aktuale

Del edhe fotografia e përfaqësuesve të Kosovës në takimin e fshehtë të Berlinit

Më: 20 qershor 2019 Në ora: 18:39
Pamje nga takimi

Nga Kosova në këtë takim kanë marrë pjesë dy njerëzit më besnikë të kryeministrit Ramush Haradinaj, Avni Arifi i cili është tani ambasador në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe shefi i stafit të kryeministrit, Selim Selimi dhe ish-avokati i Haradinajt, Michael O’Riley.

Ndërkohë, lmedia ka siguruar edhe një fotografi e cila është shkrepur në një Hotel të Berlinit ku në foto shihen të tre personat për të cilët mediat raportuan se kishin qenë në takim.

Fotografia është shkrepur në ora 17:30 në hotel ‘Mariot’ në Berlin.

Të njëjtat burime ndërkombëtare dhe vendore e kanë konfirmuar se kryeministri Haradinaj tashmë ka pranuar propozimin e Gjermanisë që Kosova të pranojë themelimin e Asociacionit me kompetenca ekzekutive si kompromis kryesor për të arritur marrëveshjen përfundimtare me Serbinë.

Sipas këtij skenari, Serbia nuk do të ketë nevojë ta njoh pavarësinë e Kosovës de jure dhe as te vendosë marrëdhënie diplomatike me Kosovën. Serbia vetëm do ta pranojë faktin se Kosova ka territorin e saj.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...