Avokati Gashi tregon a mund të dënohen Besim Beqaj dhe Agim Çeku - Bota Sot
Avokati Gashi tregon a mund të dënohen Besim Beqaj dhe Agim Çeku

Aktuale

Avokati Gashi tregon a mund të dënohen Besim Beqaj dhe Agim Çeku

Më: 20 qershor 2019 Në ora: 19:20
Tomë Gashi

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka larguar dje nga të gjitha pozitat partiake dhe institucionale zyrtarët e PDK-së që kanë aktakuza të konfirmuara nga institucionet e drejtësisë.

Avokati Tomë Gashi e ka vlerësuar këtë vendim.

“Ai si kryetar ka bërë shumë mirë – nuk ka kërkuar që vartësit e tij të japin dorëheqje, por ua ka imponuar. Sinqeriteti i tij mbetët të shihet në të ardhmen”, ka thënë Gashi në Info Magazine.

“Kjo iniciativë duhet të merret edhe nga kryetarët e partive të tjera”.

Por ai ka dyshime që personat e larguar nga PDK do të dënohen nga institucionet e drejtësisë.

“Ne të gjithë e dimë, që një pjese të madhe të prokurorëve dhe gjyqtarëve Partia Demokratike e Kosovës iu ka ndihmuar, mos me thënë që i ka emëruar vet”.

“Me bindje të plotë mund të them që as Besim Beqaj, shumë më pak Agim Çeku do të shpallen të fajshëm nga Gjykata”.

Ndonëse e sheh si pozitiv, Gashi thotë se vendimi i Veselit mund të jetë edhe popullit në kohën kur sipas tij Partia Demokratike e Kosovës ka pasur rënie.

“Duke i parë sondazhet që PDK është në rënie, askush nuk është kundër – i bie që PDK ka vepruar shumë mirë”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...