Këshilltari i Veselit: PDK nuk i jep votë askujt që akuzohet për korrupsion

Aktuale

Këshilltari i Veselit: PDK nuk i jep votë askujt që akuzohet për korrupsion

Më: 20 qershor 2019 Në ora: 19:22
Avni Bytyqi, këshilltari i Kryeparlamentarit Kadri Veseli

Avni Bytyqi, këshilltari i Kryeparlamentarit Kadri Veseli, ka thënë se shefi i tij është duke dhënë shembull edhe si i udhëheqës i Kuvendit të Kosovës por edhe si lider i PDK-së.

Bytyqi në Info Magazine deklaroi se PDK është rikthyer fuqishëm dhe nuk do të kenë asnjëherë votën e këtij subjekti ata të cilët akuzohen për korrupsion.

”Kadri Veseli ka dëgjuar me vëmendje jo vetëm strukturat e PDK-së por edhe gazetarët. Në politikë gjithnjë ekziston lidhja mes drejtësisë. Nuk mund të kesh post udhëheqës në parti nëse je duke u gjykuar”.

”Kur jeni në një kohë të gjatë në pushtet e merr njëfar fature. Por kur e bënë një veprim të mirë Kadri Veseli apo PDK-ja minimizohet. Për gjeneratën time ka qenë lajm i madh. Për ne ka qenë shpresë”.

”A ka mundësi me u ndërtu një shtet kur punësohet djali i komandantit apo i politikanit? Ne jemi në garë për fitim, dhe PDK është kthyer fuqishëm si partia e parë për zgjedhje. Nuk ka individë më të fuqishëm sesa vet struktura e partisë”.

”Është në interesin tonë të bashkëpunojmë me shoqërinë civile. Ajo çka është e rëndësishme është se kushdo që është i akuzuar për korrupsion PDK-ja nuk do t’ja jap votën. Këta persona të kujtdo qoftin ata, nuk do ta kenë votën e PDK-së”.

”Kryetar i Kuvendit është Kadri Veseli dhe raporti i auditorit tregon se rezultatet janë pozitive në Kuvend. Kadri Veseli është duke dhënë shembull. Në momentin që Kadri Veseli e mendon se kjo qeveri është e dëmshme”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat