E akuzoi se e la pa bukë në burg, Nijazi Kryeziu i përgjigjet Shefqet Kabashit - Bota Sot
E akuzoi se e la pa bukë në burg, Nijazi Kryeziu i përgjigjet Shefqet Kabashit

Aktuale

E akuzoi se e la pa bukë në burg, Nijazi Kryeziu i përgjigjet Shefqet Kabashit

Më: 20 qershor 2019 Në ora: 19:37
Nijazi Kryeziu

Shefqet Kabashi, disa ditë më parë e akuzoi ish-këshilltarin e Kadri Veselit, Nijazi Kryeziun, se e la pa bukë në kohën sa qëndruan së bashku në burgun e Nishit. Ndërsa sipas Kabashit, Kryeziu për vete ushqehej mirë.

E në Frontal, Kryeziu ka thënë se çdokush që e ka mohuar Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, ka pasur probleme me të. Ndërsa, e mohon që është njohur me Kabashin në burgun e Nishit.

“Unë nuk kam punuar si kuzhinier në burg. Njerëzit që ë kanë mohuar UÇK-në, kanë pasur problem me mua. Unë nuk do të merrem me Kabashin. Lavdinë e veprimtarisë sonë, nuk mund ta njollosë askush.”

Tutje, Kryeziu i pyetur nëse e mbanë mend Shefqet Kabashin nga ky burg, ai tha se kanë qenë rreth 3 mijë të burgosur, prandaj është e vështirë të mbahen mend të gjithë të burgosurit.

“Rreth tre mijë të burgosur kanë qenë, s’e mbaj mend Kabashin. Ndoshta ai me njeh mua, unë jo atë”, deklaroi Kryeziu.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...